Lidhu me ne

Radar

“Bullist adoleshentësh”/ Bujar Leskaj dënon sjelljen e Ramës me nxënësin fierak: Linçoi live, imagjino si sillet pa kamera

"Bullist adoleshentësh"/ Bujar Leskaj dënon sjelljen eRama me nxënësin fierak

Deputeti i PD-së për qarkun Vlorë, Bujar Leskaj, dënoi sjelljen e kryeministrit Rama ndaj një nxnënësi në Fier, katër ditë më parë, duke e cilësuar atë linçim. Leksaj iu referua takimit të kryeministrit me nxënësit fierakë kur në një moment ftoi pranë vetes një nxënës që po qeshte dhe që, sipas Leskajt, e ka bullizuar sepse nuk ishte mirë me mësime.

Reagimi i Bujar Leskajt

Këto ditë, qytetarët shqiptarë u detyruan të ishin dëshmitarë të një tjetër shfaqjeje të shëmtuar të Liderit Global. Një video e kryeministrit në Fier u bë virale në rrjet. Sugjerohet për të qeshur, por, kur përfundon, të bën të ndihesh i fyer dhe i poshtëruar në dinjitetin njerëzor. Lideri i madh është duke folur përpara të rinjve në Fier. Një adoleshent, ndërsa duartroket për hir të drejtuesve të shkollës që e kanë sjellë aty, qesh për të nxjerrë turpin e një veprimi nga zori.

Rama, nën paranojën që i është rritur nga sondazhet e fundit negative për të, vendos ta damkosë adoleshentin, që po e tregon hapur se ndodhet aty kundër dëshirës së tij dhe nuk ka asnjë interes të dëgjojë diskuret e liderit. Ndërpret fjalën dhe e thërret t’i shkojë afër. Djali heziton, turpërohet. Kërkon të mos identifikohet, por regjia e kryeministrisë, që paguhet nga taksat e prindërve të tij, e indentifikon dhe e fokuson pa mëshirë, pavarësisht se është thjesht një i mitur, i urdhëruar për të qenë aty. Dy punonjës të kryeministrisë i shkojnë afër për ta bindur ose urdhëruar, ndërsa Rama vazhdon ta thërrasë me ton urdhërues, për ta ekspozuar në “krimin” e tij të indiferencës dhe mosdëgjimit të sihariqeve të liderit.

Adoleshenti, nën presionin e  kamerave nga të gjitha anët, kupton që nuk mund të shpëtojë dhe çohet drejt gijotinës morale, që njeriu që duhet t’i shërbejë ka përgatitur për të. Përballë gjithë gjimnazistëve të Fierit, të sjellë forcërisht aty, pa dëshirën e tyre,

Kur më në fund e ka pranë, Rama nis investigimin, si një prokuror që ka kapur një shkelës ligji. Qëllimi ishte që adoleshenti që shprehu indiferencë ndaj diskureve të tij, të dalë si nxënës që nuk mëson. Pas insistimit të gjatë, ia doli. Djali ishte poshtë mesatares me nota.

Kryeministri ose kryetari i gjykatës morale të stisur nga fantazia e tij e sëmurë, e përcjell me një paralajmërim frikësues. Djali largohet dhe nuk di ku të shohë, derisa ulja në vend i duket si strukje në një vend të fshehtë. Nuk dëgjon çfarë i thonë bashkëmoshatarët, mundohet të fshehë fytyrën e skuqur, kupton që tashmë është bulizuar. Dhe ky bulizim nuk ka ndodhur në shkollën e tij, por përpara ekraneve dhe syve të të gjithëve, nga njeriu që paguhet për t’i shërbyer.

Urojmë që ky bullizim të mos i lërë shenjë në jetën e tij, pse bashkëqytetarët e tij do ia tregojnë shumë shpejt Liderit Global se nuk i ka ngelur shumë kohë të lërë shenja të tjera negative në ekonominë, psikologjinë dhe shoqërinë e shqiptarëve.

Linçimi live që Rama i bën një adoleshenti në publik, me gjakftohtësi dhe ndërgjegje të plotë, është demonstrimi i sjelljes së një autokrati ikanak, ndaj një të mituri të pambrojtur. Kur është i tillë përpara kamerave, përpara syve të publikut, imagjinohet lehtë si sillet Lideri Global pa kamera dhe pa dëshmitarë.

Shikoni momentin në video nga minuta 24.06 sekonda

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix18 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore18 orë më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix19 orë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix22 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar22 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix22 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix22 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar22 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar22 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Facebook