Lidhu me ne

Radar

“22 milionë euro abuzim në 137 udhëtimet e Ramës”, Berisha: Kryeministri të japë dorëheqjen

Rama ka humbur çdo ndjeshmëri e lidhje me këtë vend. Si asnjë kryeministër tjetër i Europës dhe botës i ke lejuar vetes 137 udhëtime me avion taksi. Në 8 vitet mandat presidenti i SHBA Xhorxh Bush ka udhëtuar me Air Force One 74 herë, gjysmën e Edi Ramës

28 TETOR SALI BERISHA frame 31938 1280x720

Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për udhëtimet e tij të bëra publike një ditë më parë. Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se as ish-presidenti i SHBA nuk ka kryer kaq udhëtime në 8 vite sa Rama. Duke e cilësuar si një superskandal, Berisha i kërkoi Ramës të japë dorëheqjen dhe të mos presë zemërimin qytetar.

Rama ka humbur çdo ndjeshmëri e lidhje me këtë vend. Si asnjë kryeministër tjetër i Europës dhe botës i ke lejuar vetes 137 udhëtime me avion taksi. Në 8 vitet mandat presidenti i SHBA Xhorxh Bush ka udhëtuar me Air Force One 74 herë, gjysmën e Edi Ramës dhe ka vizituar 43 vende të botës. Është një çmenduri që tejkalon çdo imagjinatë. Kancelari austriak, një vend i pasur nuk lejon veten të udhëtojë me charter por me linjë tregtare Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje- ardhje me charter, 54 i ak kryer para themelimit të Air Albania. Pra ka marrë nga kompanitë e charter-ave avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij. Të gjitha fluturimet e tjera Rama i ka bërë përsëri me avionë taksi me Isamilin e apasionuar që flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surellit. Ismaili është një aeroplan i Air Albania, dhuratë e presidentit Erdogan. Karburanti, parkingu, rrogat stjuardesat të gjitha që shkojnë 150 milionë euro që i paguajnë baballarët e atyre që nisen me gomone dhe kalojnë Lamanshin duke rrezikuar jetën e tyre se nuk ka mjet jetese në Shqipëri. Ndaj këtij superskandali reagoi me gjuhën karakteristike vetëm për të. Shqiptarët nuk mund t’ia falin kurrë këtë abuzim që shkon në 22 milionë euro. Avionë në dispozicion kanë emirë dhe sheikë. Këtu është përdorur avioni për wekeend e qoka. Rama të japë dorëheqjen dhe mos të presë ta dorëheqin qytetarët e zemëruar shqiptarë”.

Në këto kushte Berisha theksoi se vetëm protestat masive janë zgjidhja më emergjente.

“Vetëm protestat masive është zgjidhja më emergjente. Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve të saj, e bizneseve të vogla, të cilët presin në ankth të madh të nesërmen, për të shkak të lukunisë së taksidarëve që është derdhur mbi ta, po zien në çdo familje shqiptare, për shkak të çmimeve të papërballueshme të produkteve bazë të jetesës. Po zien tek çdo i ri, që sheh te Edi Rama një shpresëvrasës dhe ëndërrvrasës. Po zien te çdo pensionist që qan me lotët e ftohta e mjerimit sepse nuk siguron kafshatën dhe nuk blen dot ilaçet me pensionin e tij. Po zien te qindra mijëra punonjës në këtë vend, që me pagën mizerabël që marrin, nuk përballojnë dot as gjysmën e muajit”.

MË TEPËR

Kryesore1 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike3 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet3 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske3 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar3 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar3 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar3 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook