Lidhu me ne

Gatime

Doughnuts, petullat amerikane

Doughnuts, petullat amerikane

Koha e përgatitjes: 45

Koha e ardhjes së brumit: 4 orë

Qëndrimi në frigorifer: 1 natë

Koha e gatimit:30-40 minuta

Për 20 copë doughnuts

Përbërësit

500 gr miell, ½ lugë çaji kripë, 3-4 lugë gjelle sheqer, 1 lugë çaji esencë vanilje, 1 lugë gjelle maja,125 gr gjalpë i shkrirë, 4 vezë, 150 ml qumësht i vakët, rreth 2 litra vaj luledielli për skuqje, sheqer kaf për pudrosje.

Përgatitja

· Në 150 gr qumësht të vakët tresni majanë dhe 4 lugë sheqer të bardhë. Lëreni sa të bulëzohet dhe shtoni miellin, kripën, esencën e vaniljes dhe vezët. Përziejini mirë me një rrahës elektrik për rreth 8 minuta  derisa brumi të shkëputet nga ena. Lëreni brumin të pushojë për një minutë.

· Vendoseni rrahësin e brumit përsëri në punë me shpejtësi mesatare dhe shtoni nga 25 gr gjalpë kohë pas kohe. Kur brumi të ketë thithur komplet gjalpin, punojeni me shpejtësi të lartë për 5 minuta të tjera. Brumi duhet të jetë elastik.

· Mbuloni brumin me qese kuzhine ose një peshqir të pastër dhe lëreni të vijë deri sa të dyfishojë vëllimin. Ripunoni brumin dhe të mbuluar lëreni në frigorifer për gjithë natën.

· Të nesërmen nxirrni brumin nga frigoriferi dhe ndajeni në 20 copë, 50 gr secila.

· Me petës hapni në formë rrethore brumin në diametrin e një filxhsni çaji. Vendosini në një tavë ku keni shtruar letër pjekjeje dhe të plurohsur me miell. Vendosini në distancë nga njëra-tjetra. Mbulojini përsëri me qese kuzhine dhe lërini të vijnë për 4 orë.

· Vendosni një tigan të thellë në zjarr. Hidhni vajin deri në gjysmën e lartësisë së tiganit. Nxehni vajin në temperaturë 180 gradë C. Me kujdes hidhni petullat në vajin e nxehtë. Në varësi të tiganit tuaj skuqni 2-3 petulla për çdo radhë.

· Skuqini petullat për 2 minuta nga secila anë, derisa të marrin ngjyrë të artë. Gjatë skuqjes ato dalin mbi vaj, ndaj rrotullojini me një pirun për petulla.

· Largoni petullat nga zjarri me ndihmën e një luge me vrima dhe vendosini mbi një letër kuzhine. Në një pjatë hidhni sheqer kaf. Kaloni aty petullat nga të dyja anët sa janë akoma të nxehta.

· Nëse dëshironi të mbushni petullat, bëni një çarje të vogël me thikë në anët që bashkojnë brumin.

· Me ndihmën e një qeseje pastiçerie mbushini me mbushjen e parapëlqyer. Rekomandohet të shërbehen sapo të mbushen.

Doughnuts, petullat amerikane
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook