Lidhu me ne

Radar

Do vendoset fasha e energjisë? Rama “kërcënon” familjet shqiptare

Do vendoset fasha e energjisë? Rama “kërcënon” familjet shqiptare: Lajmi është i keq

Do vendoset fasha e energjisë? Rama “kërcënon” familjet shqiptare: Lajmi është i keq

Pavarësisht se Bashkimi Europian i dhuron Shqipërisë 80 milionë euro ndihma për përballimin e krizës së energjisë elektrike, për kryeministrin Edi Rama kjo është e pa mjaftueshme.

Në krah të presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen , Rama paralajmëron shqiptarët se nuk “shpëtojnë” dot nga vendosja e fashës së energjisë elektrike duke rritur automatikisht çmimin nga e cila do të preken mbi 71 mijë familje.

I pyetur nga gazetarët nëse kjo ndihmë nga BE, do të bëjë që qeveria të heqë dorë nga vendosja e fashës 800 kWh, kreu i qeverisë tha se në fakt është vetëm një e gjashta e të ardhurave që duhen për të mbuluar kostot e energjisë.

Rama tha se lajmi i keq për muajin nëntor është që nuk ka reshje shiu, ndërsa ditën e sotme Enti Rregullator i energjisë ka lënë në fuqi vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike për periudhën 1 nëntor deri në 31 dhjetor.

“80 milionë euro grante nuk janë pak, janë një shifër e konsiderueshme. Ne kemi shtyrë aplikimin e fashës për muajin tetor, jo sepse kështu deshëm ne, por se patëm reshje dhe pamë një ulje të konsumit. Aktualisht po e shohim, reshje s’ka, qielli shkëlqen nga dielli. Lajmi është i keq. Shohim pozitivitet sa i përket kursimit. Nëse do të kursehet arsyeshëm, mundësia që ne të veprojmë ndryshe me fashën krijohet. Fasha ka kohë që është vendosur në Kosovë dhe nuk na rezulton që ka prekur gjithë popullin e Kosovës” tha ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Duke nisur nga java e ardhshme mbi 71 mijë familje që tejkalojnë “fashën prej 800 kWh” në muaj do ta paguajnë energjinë me 42 lekë kilovatorin nga 9.5 që është aktualisht.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook