Lidhu me ne

Radar

Shifrat vit pas viti/ Si u shtuan fluturimet e luksit për Edi Ramën

Udhëtimet e kryeministrit Rama jashtë vendit janë publikuar nga hakerat iranianë në kanalin e Homeland Justice në Telegram. Bien në sy udhëtimet e shumta charter, që kanë kapur kulmin gjatë vitit 2021. Të dhënat tregojnë se që nga viti 2013, kur mori pushtetin, Rama kreu mbi 130 fluturime luksi me paratë e shqiptarëve.

Foto e shkeputur nga te dhenat e publikuara per udhetimet e kryeministrit gjate vitit 2021

Kur sapo kishte ardhur në pushtet në vitin 2013, u tregua dorështrnëguar. Kreu vetëm 1 udhëtim charter. Një vit më pas, në 2014 fluturoi me charter vetëm 7 herë. Vit pas viti, e shtoi dozën e luksit dhe kulmin e arriti në vitin 2021.

Në vitin 2015 fluturoi 14 herë me charter.

Në 2016 fluturoi 9 herë.

Në 2017 fluturoi 13 herë.

Në 2018 fluturoi 14 herë.

Në 2019 udhëtoi 12 herë.

Udhëtimet janë shtuar në vitin 2020, pasi qeveria shqiptare bëri një kontratë me Air Albania për të marrë me qera “Ismailin”, charterin kryeministror.

Disa ditë më parë, Rama u shfaq me bashkëshorten e tij, Lindën në Izrael, ndërsa zbrisnin shkallët e “Ismailit”. Avioni kryeministror është i konfigurimit “Vip” dhe mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë, sipas kontratës së lidhur nga Drejtoria e Shërbimeve qeveritare.

Në 2020 Rama e përdori për 18 fluturime Ismailin.

Në vitin 2021 tejkaloi vetveten dhe vendosi rekord me 33 fluturime charter.

Sipas të dhënave të TIMS, deri në fillim të muajit tetor për vitin 2022, kryeministri ka fluturuar 13 herë me charter.

Informacionet nuk nxjerrin vetëm tendencën në rritje për shpenzime luksi me paratë e shqiptarëve, por hedhin dritë edhe mbi reagimet e mëparshme të Ramës për këtë çështje.

Rama duke iu pergjigjur akuzave te opozites per shpenzimet me charter
Rama duke iu pergjigjur akuzave te opozites per shpenzimet me charter

Në Janar të këtij viti, kryeministri iu përgjigj akuzave të deputetes Oriola Pampuri që ngrinte disa pyetje për shpenzimet e tij me fluturimet charter. Rama pohon se “qysh prej vitit 2020, kur kishim presidencën e OSBE, u bë një marrëveshje me kompanine Air Albania dhe shpenzimi për vitin 2021 ishte nën mesataren e viteve të mëparshme”.

Por si është e mundur që 33 fluturime charter për vitin 2021 të jenë më pak të kushtueshme se fluturimet me avionë të zakonshëm?

Këtë shpjegim e ka dhënë BIRN më herët, kur thotë se paratë që paguhen për qeranë e avionit të luksit paguhen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, shpenzimet e së cilët nuk llogariten në fondin e Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë sot, duke iu përgjigjur akuzave për shpënzimet me fluturimet e luksit, kryeministri u shpreh se “avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë”.

Në realitet, faktet nuk kanë qenë të plota. Në kontratën me Air Albania nuk ka një shumë se sa kushton një orë udhëtim me avionin qeveritar. Kërkesave për transparencë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare iu është përgjigjur se këto shpenzime janë konfidenciale.

Ajo çfarë është raportuar me herët në media është se “kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë”.

/Lapsi.al

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?

Irena Beqiraj Të dhënat tregojnë: – 1.2 milionë shqiptarë jetojnë tani jashtë vendit (ose 44%)– 70% e emigrantëve janë nën...

Mix2 ditë më herët

Kryeministri i Kanadasë feston fitoren me muzikë rep dhe kërcim në skenë, videoja e Mark Carney bëhet virale

Pasi siguroi një fitore historike në zgjedhje, kryeministri kanadez Mark Carney festoi suksesin e tij politik në mënyrën më të...

Mix2 ditë më herët

Rikthehen “Peaky Blinders”, ngjarjet zhvendosen 20 vite më vonë, roli i Cillian Murphy

Një serial i ri i dramës ”Peaky Blinders” do të fillojë xhirimet këtë verë, ku ngjarjet pasqyrojnë vitet 1950, sipas...

Mix2 ditë më herët

“Metallica”, grupi heavy metal që ka bërë historinë

Metallica është një nga grupet më të njohura dhe më të suksesshme të muzikës heavy metal në histori. E formuar...

Mix2 ditë më herët

Marlon Brando, ylli amerikan i “The Godfather”

Marlon Brando ishte një aktor amerikan i njohur si një nga figurat më të mëdha në historinë e kinemasë. Ai...

Mix2 ditë më herët

Ishte nominuar dikur për çmimin Nobel, fakte nga jeta e diktatorit të tmerrshëm Adolf Hitler

Adolf Hitler, një nga diktatorët më të këqinj ndonjëherë, mbase edhe më i keqi në tërë historinë njerëzore, ishte përgjegjës...

Radar2 ditë më herët

Na shkruajnë shpesh, pse i bëjmë opozitë opozitës

Na shkruajnë shpesh sidomos në inbox se pse i bëjmë opozitë opozitës Podiumi është themeluar në janar të vitit 2016...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump, Ukraina do mposhtet shumë shpejt. Unë po e shpëtoj

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një intervistë së fundmi për “The Atlantic” me gazetarin Jeffrey Goldberg që nxori në...

Kryesore2 ditë më herët

Lobimi 6 milionë dollarë, Lulzim Basha: PD do të ishte në pushtet nëse Berisha s’do e përdorte partinë për hallet e tij

Lulzim Basha Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me kontratën e lobimit 6...

Mix2 ditë më herët

Makaronat dhe rënia nga pesha – ndihmojnë apo përkeqësojnë procesin?

Hapi i parë që marrin njerëzit që duan të humbasin kilogramët e tepërt, është kufizimi apo heqja dorë nga karbohidratet,...

Facebook