Lidhu me ne

Mix

Rasti i çuditshëm i Benjamin Button dhe apeli i tij ndaj njerëzve

Rasti i çuditshëm i Benjamin Button dhe apeli i tij ndaj

I frymëzuar nga romani i Francis Scott Fitzgerald i vitit 1922, filmi me regji të DavidFincher u nominua për 13 çmime Oscar në vitin 2009. Një orë me akrepa që lëvizin në drejtimin e kundërt, lidhet me magjinë e një fëmije që lind i moshuar, dhe që ditë pas dite bëhet më i ri.

Në fakt, protagonisti i vërtetë i filmit është koha, e zbritur nga natyra konvencionale që i ka atribuar njeriu. Është një kohë që ecën me shpejtësi, dhe që na nxit të reflektojmë mbi kuptimin e një ekzistence, e cila nuk karakterizohet më nga perspektiva e plakjes, por nga ndjenja, nga aftësia jonë për të pajtuar fëmijën dhe të rriturin që jetojnë brenda secilit prej nesh.

Një kohë që mund të ri–shpiket, dhe pas së cilës nuk mund të fshihemi, sepse siç e thotë edhe vetë Benjamin Button në monologun e famshëm mbi jetën “nuk është kurrë vonë, ose në rastin tim shumë shpejt, të jesh ai që dëshiron të jesh”.

“Për atë që ia vlen, nuk është asnjëherë vonë, ose në rastin tim shumë herët, të jesh ai që dëshiron të jesh. Nuk ka një kufi kohor, kur mund të filloni kur të doni, kur mund të ndryshoni apo të qëndroni ashtu siç jeni. Për këtë nuk ka një rregull. Ne mund të përjetojmë gjithçka, për mirë a keq qoftë.

Unë shpresoj që ju ta përjetoni gjithçka në maksimum. Shpresoj që ju të keni mundësi të shihni gjëra të mahnitshme, shpresoj që të keni gjithmonë emocione të reja. Shpresoj që të mund të takoni njerëz me këndvështrime të ndryshme. Po ashtu, shpresoj të jeni krenarë për jetën tuaj, dhe nëse zbuloni se nuk jeni, atëherë shpresoj që të gjeni forcën për t’ia nisur nga e para”.

Rasti kurioz i Benjamin Button

Për Benjamin Button jeta ecën në drejtimin e kundërt. Në një ditë vere të vitit 1860, pas një kthesë të pashpjegueshme të fatit, ai lindi i moshuar:një burrë me pamjen e një 70-vjeçari në një djep. Dhe pastaj fillon të rinohet, duke lëvizur kundër rrymës së historisë.

Borgjezia e Baltimorës, së cilës i përket edhe babai i tij, e sheh me një përzierje ndjenjash midis habisë, sikletit dhe kundërshtimit. Një roman shumë i rafinuar, bazuar në atë që F. ScottFitzgerald e konsideroi si rrëfimin e tij më zbavitës. E njëjta frymë përshkon edhe flimin e realizuar nga David Fincher me protagonistë aktorët e mirënjohur Brad Pitt dhe Cate Blanchett.

/ Libreriamo

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport19 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix19 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix19 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix19 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix19 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix19 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix19 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix20 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix20 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix20 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook