Radar
“Së bashku jemi më të fortë”, Vuçiç bisedë telefonike me Ramën
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç si dhe me homologun e tij Dimitar Kovacevski.
Ka qenë Vuçiç ai i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se gjatë kësaj telefonate krerët e tre vendeve të ballkanit kanë biseduar në lidhje me situatën e vështirë që pritet në vijim për shkak të krizës ekonomike, si dhe për takimin e ardhshëm të Procesit të Berlinit.
Vuçiç thekson se se një Ballkan i hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për qytetarët.
“Fola me Edi Ramën dhe Dimitar Kovacevski për hapat e përbashkët për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe takimin e ardhshëm të Procesit të Berlinit. Një Ballkan i hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe të ardhme më të sigurt për njerëzit e rajonit tonë, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, shkruan Vuçiç.