Lidhu me ne

Radar

Kush është Rishi Sunak? Një profil i shkurtër për kryeministrin e Britanisë

rishi

Ish-shefi i financave të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak është tashmë kryeministri i ri i këtij vendi. Ja çfarë duhet të dini për të.

Ai fitoi pasi garoi për herë të dytë këtë vit

Rishi Sunak humbi ndaj Liz Truss në shtator, por ajo dha dorëheqjen gjashtë javë më vonë. Në garën e fundit për lidershipin, Sunak mori mbështetjen e kolegëve të tij deputetë herët dhe shpejt. Ai kapërceu 100 nominimet që i duheshin për t’u bëre kryeministër shumë përpara afatit. Mbështetësit e kandidaturës së tij përfshinë edhe deputetët që më parë kishin mbështetur Liz Truss ose Boris Johnson.

Ai ‘parashikoi’ problemet financiare nën Truss

Ai u përplas me ish-kryeministren gjatë garës së mëparshme drejtuese. Sunak pretendoi se plani i saj për të marrë hua gjatë një krize inflacioni ishte një “përrallë” që do ta zhyste ekonominë në kaos.

Ai është një fëmijë emigrantësh

Prindërit e tij erdhën në Mbretërinë e Bashkuar nga Afrika Lindore dhe janë të dy me origjinë indiane. Sunak ka lindur në Southampton në vitin 1980. Babai i tij ishte mjek i përgjithshëm dhe nëna e tij drejtonte një farmaci. Ai është tani kryeministri i parë aziatik i Britanisë së Madhe.

Ka vetëm shtatë vjet që është deputet

Rishi Sunak u zgjodh për herë të parë si deputet në 2015, por u ngrit shpejt dhe u bë ministër i financave (ose kancelar) në shkurt të vitit 2020 nën drejtimin e qeverisë nga Boris Johnson.

Ai ishte përgjegjës për paratë e mbështetjes për Covid

Si kancelari i zotit Johnson, Rishi Sunak ishte pas ndihmës financiare gjatë karantinës, duke përfshirë pagesat e pushimit dhe skemën mbështetëse që lidhej me restorantet.

Ai mendohet të jetë një nga deputetët më të pasur

Gruaja e tij është Akshata Murthy, vajza e miliarderit indian Narayana Murthy. Vetë Sunak ka punuar për bankën e investimeve Goldman Sachs dhe në dy “hedge funds”. Sipas listës së më të pasurve që përgatit “The Sunday Times”, pasuria e çiftit është rreth 730 milionë paundë ose mbi 825 milionë dollarë.

Ai u përball me polemika mbi marrëveshjet tatimore të gruas së tij

Gjatë verës, doli që Akshata Murthy nuk ka paguar asnjë taksë në Mbretërinë e Bashkuar për fitimet e mëdha jashtë vendit, gjë që është e ligjshme. Sunak mbrojti gruan e tij duke thënë: “Të njollosh gruan time për të më sulmuar mua është e tmerrshme” – por përfundimisht ajo pranoi të fillonte të paguante taksa shtesë. BBC zbuloi gjithashtu se ai kishte përkohësisht një “Green Card” të SHBA-së, çka e lejonte atë të jetonte përgjithmonë në Amerikë, ndërsa ishte kancelar i Mbretërisë së Bashkuar.

Ai bëri fushatë për Brexit dhe derregullacion

“Portet e lira” janë një nga idetë e tij të preferuara prej kohësh. Kjo do të thotë që në zonat pranë porteve apo aeroporteve ku mallrat importohen dhe eksportohen të mos paguhen taksa. Qëllimi është të rritet tregtia.

Ai me të vërtetë donte të ishte një Jedi

Në vitin 2016, ai i tha një grupi nxënësish se ai fillimisht donte të bëhej një kalorës Jedi kur të rritej. Filmi i tij i preferuar Star Wars është “The Empire Strikes Back”.

BBC

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook