Mix
‘Ku i ke fëmijët?’ Meghan Fox u përgjigjet sulmeve në komente pas pozave seksi
Të qenit i famshëm sigurisht që ka avantazhe të shumëfishta, por mund të sjellë edhe nevojën për të duruar komente negative. Këtë së fundmi e ka rastisur edhe Megan Fox, e cila është sulmuar për fëmijët e saj nga një përdorues pas publikimit të një fotografie të saj në Instagram, ku ajo shfaqej në një pozë seksi.
“Ku janë fëmijët e tu? “, i ka shkruar një përdorues. Megjithatë, ajo u përgjigj menjëherë , duke nënvizuar se kjo pyetje ishte pa vend: “Prit, prit, prit… a kam fëmijë? O Zot, e dija që harrova diçka!! Shpejt, dikush të më thërrasë shërbimin në hotelin Beverly Hills. Ky është vendi i fundit që mbaj mend që i kam parë. Ndoshta dikush i ka kthyer te sendet e humbura”.
Aktorja ka tre fëmijë nga lidhja me Brian Austin Green , i famshëm mbi të gjitha për rolin e Davidit në Beverly Hills 90210. Të dy tashmë kanë rindërtuar jetën e tyre.