Radar
Flet për herë të parë nëna e Lear Kurtit: Kam parë një tmerr, i grushtuar dhe mavijosur
Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafa ka folur për herë të parë për vdekjen e djalit të saj, pasi u shoqërua në komisariat. Ajo thotë se 32-vjeçari kishte shenja dhune në trup.
“Kam parë një tmerr”, deklaroi Mustafa për “News 24”. Ajo nuk e beson versionin e dhënë nga autoritetet për shkakun e vdekjes së djalit të saj.
“Ishte i mavijosur, një e qepur nallbançe. Kam parë një tmerr. Supozimet e mia janë këto që është i dhunuar. Seç nxjerrin këto kjo është e pabesueshme. Nuk e di, se janë të rinj, por kur e ndjejnë se ndiqen e hedhin, dhe jo të thonë se e ka gëlltitur.
Pashë se kishte hematomë, ai është i grushtuar i sulmuar, edhe atë të kokës që kanë bërë ai ka marrë goditje të tmerrshme. Unë nuk hedh supozime, por me shenjat që kam parë di të them se dhunuar tmerrësisht”, tha nëna e viktimës.