Radar
Pse e sulmoi Rama deputetin Agron Shehaj ?!
Bllokimi i biznesit/ Deputeti Shehaj i përgjigjet Ramës dhe publikon dokumentin: Do të më bëjë pis me shpifje, por e vërteta do të dalë
Deputeti Agron Shehaj ka reaguar në përgjigje të deklaratave të kryeministrit Edi Rama që tha nga një takim me qytetarët se policia nuk kishte shkuar në biznesin e deputetit por në godinën e një pallati që ka kate pa leje.
“Rama vazhdon të gënjejë. Kompania ime ka marrë me qera para nje noteri një ambient me leje, Rama duhet të kontrollonte nëse është shkelur leja.
Ky është thjeshtë një pretekst për intimidim. Rama kërkon të fshehë aferën me firmën e tij në shpalljen e Xhaçkës investitore strategjike.
Do të më bëjë pis me shpifje, por unë nuk tërhiqem, e verteta do dalë.
Kjo është firma e Veliajt në lejen e ndërtimit”, shkruan Shehaj.