Lidhu me ne

Radar

Sa kushtojnë reklamat? Programet më të lira dhe më të shtrenjta në televizionet shqiptare

Sa kushtojnë reklamat? Programet më të lira dhe më të

Më thuaj ku do të reklamosh, të të them sesa kushton! Këtë sezon, ekranet shqiptare, teksa kanë mbajtur emisionet bazë në programacionin e tyre, kanë shtuar edhe një seri të rinjsh ku koha televizive paguhet sipas perceptimit të suksesit në audiencë.

“Monitor” përpunoi edhe këtë vit tarifat e reklamimit në tre prej televizioneve kryesore në vend, për të nxjerrë emisionet më të shtrenjta dhe ato më të lira.

Në Top Channel, vitin e shkuar, rekordin e më të shtrenjtit e mbante “Big Brother VIP”, me 5700 lekë/sekondë para programi dhe 11 lekë/sekondë gjatë transmetimit. Për këtë vit, duke qenë se fillimi është programuar më vonë ende nuk ka një çmim të finalizuar për shtator-dhjetor.

Për momentin, “Portokalli” mban fronin, ku reklama që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë në sekondë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë në sekondë.

Në vendin e dytë vijnë përkatësisht “Më lër të flas” dhe “Dancing with the Stars”, ku çdo sekondë para fillimit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit 7300 lekë. “Top Story”, për çdo sekondë para nisjes ka çmim me 4300 lekë dhe gjatë transmetimit 6150 lekë.

Sa kushtojnë reklamat? Programet më të lira dhe më të

Oraret e mëngjesit dhe kryesisht të emisioneve të paradites janë edhe ato më të lirat ku “Wake Up” për çdo sekondë ka tarifë 610 lekë para fillimit dhe 1220 gjatë transmetimit edhe pse filmat vizatimorë janë edhe më lirë.

Në TV Klan, “Opinion” dhe “Klanifornia” vijojnë sikurse dhe vitin e kaluar të mbajnë çmimin më të lartë për reklamat që transmetohen gjatë ndërprerjes së emisionit me 6750 lekë/sekondë, ndërsa para emisionit, çmimi është 3400 lekë/sekondë.

Po kaq do të paguhet edhe për “hyrjen” e re në programacion me Luana Vjollcën “Zemër Luana”. “E Diela Shqiptare”, është i dyti më i shtrenjtë me 5400 lekë/sekondë për transmetimin gjatë programit, ndërkohë që para tij është përkatësisht 1400 lekë/sekonda.

Sa kushtojnë reklamat? Programet më të lira dhe më të

“Stop” dhe serialet në “prime time” mbajnë vendin e tretë me 4400 lekë për reklamat gjatë transmetimit. Programi më i lirë për reklamim është “Shije Shtëpie me 500 lekë sekonda para fillimit dhe 650 lekë gjatë transmetimit ndërkohë që më pas vjen “Aldo Morning Show” me 550 lekë/sekondë para programit dhe 950 lekë/sekondë gjatë programit.

Sa kushtojnë reklamat? Programet më të lira dhe më të

Vizion Plus në listën e programeve më të shtrenjta për reklamim ka “Al Pazar” me 6600 lekë/sekondë për transmetimin gjatë emisionit, ndërsa para emisionit, çmimi është 3000 lekë/sekondë. Në emisionin “Spotlight”, nga Alban Dudushi, çmimi është 5000 lekë/sekondë, për reklama gjatë emisionit dhe 2500 lekë para tij.

“Quo Vadis” dhe “Fake Off”, për çdo sekondë reklamë para emisionit kanë një tarifë 2000 lekë, ndërsa gjatë transmetimit, 3500 lekë. Emisionet me çmimet më të lira të reklamimit në ekranin e Vizion Plus janë “7 pa 5”, në mëngjes, me 600 lekë/sekondë gjatë transmetimit, dhe “Next” në orën 16:00, me 600 lekë/sekondë gjatë transmetimit.

/ Monitor.al

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook