Mix
Çfarë do të thotë kur shikoni në ëndërr sikur ju bien dhëmbët
Të gjithëve na ndodh që në momente të caktuara të shohim ëndrra, këto të fundit janë më intensive gjatë gjumit me lëvizje të shpejta të syve (REM), të cilat mund t’i harrojmë fill ose t’i mbajmë mend për një kohë të gjatë. Teoritë rreth tyre janë të shumta, duke nisur që nga shpjegimet e psikanalitikës së Frojdit e deri tek gojëdhënat e trashëguara brez pas brezi në familje. Por nëse ekziston një ëndërr të cilën nuk e harrojmë dot është ajo sikur na bien ose thyhen dhëmbët.
Kjo ëndërr, që njerëzit zakonisht e mbajnë mend, mund të tregojë diçka të rëndësishme për shëndetin tuaj. Nuk jeni duke u kujdesur ashtu siç duhet për veten dhe jeni të vetëdijshëm për këtë. Kur ju bien ose thyhen dhëmbët nuk mund të flisni apo hani normalisht. Truri po përpiqet t’ju tregojë se duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi regjimit ushqimor.
Mund të jetë gjithashtu një shenjë e frikës se po plakeni. Nëse keni pasur së fundmi një ndodhi të rëndësishme jeni në fazën ku analizoni imtësisht çdo detaj. Ideja e plakjes ju bën nervozë dhe si rrjedhojë ju ngelet në mendje kur flini dhe shikoni kështu ëndrrash.
Ëndrra sikur po ju bien dhëmbët mund të jetë po ashtu një shenjë e nevojës për të patur dikënd ku mund të mbështetni. Mund të mos e kuptoni, por, nëse nuk keni një person në jetën tuaj që kujdeset për ju, thellë thellë keni një dëshirë të madhe për ta pasur.
Siç mund ta shikoni, ka disa mënyra interpretimi për këtë ëndërr. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të kujdeseni për veten, të ushqeheni shëndetshëm, të flini mjaftueshëm, të bëni aktivitet fizik dhe të bëni një jetesë normale. Sapo t’i rregulloni këto gjëra në jetën tuaj, edhe ëndrrat do të zhduken.