Radar
Ish-deputeti i PS kundër kandidimit të Veliajt për Tiranën: Po përdor postin si ambicie politike për t’u bërë kryeministër
Ish deputeti socialist Ervin Bushati ka dalë hapur kundër kandidimit të Erion Veliajt si kryetar bashkie për Tiranën, në zgjedhjet vendore 2023.
Në një intervistë për Report Tv, Bushati tha se PS duhet të bëjë më shumë për të dëgjuar zërin e qytetarëve, si edhe duhet të provojë njerëz të rinj në këtë zgjedhje.
Ish-deputeti u shpreh se nuk duhet parë më posti i kryebashkiakut, si një trampolinë për të kaluar në kryeministri.
“Nëse Rama ndjek zërin e arsyes për më të mirën e qytetarëve shqiptarë, do duhet të mendojë edhe më mirë për qytetarët. Që s’ka garë kjo dihet dhe e ka një mandat të sigurt. Do marrë 85% të popullatës, s’ka sfidë në këtë pikë. Duhen provuar edhe njerëz të rinj, edhe për kryeqytetin gjithashtu.
Nuk duhet parë si trampolinë politike më bashkia, Bashkia është për të rregulluar jetën e qytetarëve, nuk duhet të politizohet kaq shumë. Duhet këputur ky kordoni umbelikal që lidhet mes bashkisë dhe zyrës së kryeministrisë. Jo kush është kryetar bashkie duhet të ketë ëndrra për t’u bërë kryeministër”, tha Bushati