Mix
Si vishet Jennifer Lopez në një funeral

Jennifer Lopez u shfaq në funeralin e manjatit JR Ridinger në Miami, me një veshje që po cilësohet nga mediat si për tapet të kuq.
Teksa i përmbahej kodit standard të ngjyrës së zezë, J.Lo shtoi një prekje glamour veshjes së saj. Zgjodhi dekoltenë e hapur dhe takat e lartë. Nuk munguar as bizhuteritë që nga vëthët e deri te varësja prej diamanti.

Pak tualet po e po.
Shoqërohej nga bashkëshorti Ben Affleck, i cili kishte veshur një kostum të zi dhe nga binjakët e saj 14-vjeçarë, Max dhe Emme. Të tjerë të famshëm ishin Kim Kardashian, Alicia Keys, Swizz Beats, Jamie Foxx, Ja Rule, DJ Khaled, Gloria dhe Emilio Estefan.
Rindinger ishte CEO i Shop.com. Ai vdiq papritur në moshën 63-vjeçare, pasi pësoi një emboli pulmonare.