Aktualitet
16 vite në kërkim të djalit (video)
Sose Djegësina, 82-vjecare jeton vetëm në një prej pallateve të Oblikës, në zonën e Anës së Malit, dhe prej 16 vjetësh kërkon të birin e humbur. Që prej vitit 1998, ajo nuk ka dëgjuar asgjë për djalin e vetëm, Lush Djegësina, i cili punonte në Selanik të Greqisë.
Në pamundësi për të lëvizur jashtë Shkodrës, ka bërë vetëm denoncim në polici. Rasti i fundit që ka komunikuar me Greqinë, ka qenë Janari i 1998, ku në telefon i është përgjigjur një tjetër person.
Në fund të vitit të shkuar, 82-vjeçarja ka mësuar nga disa persona, se i biri gjendet në një burg të Greqisë. E moshura kërkon ndihmën e shtetit, për të mësuar të vërtetën rreth djalit të saj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu