Lidhu me ne

Mix

Pyetja që fshihet pas dramës së Magnus Carlsen- Hans Niemann: Si të mashtrosh në shah?

‘Një skandal mashtrimi ‘tronditur’ shahun – dhe ka zbuluar një skemë të re se si një lojtar mund të mashtrojë pa u zbuluar’

Javët e fundit, kampioni i botës Magnus Carlsen, i ka vënë flakën botës së shahut, teksa mezi nxirrte një fjalë nga goja. Si fillim, ai u largua papritur nga një turne prestigjioz në Shën Louis pas një disfate që pësoi fillim të shtatorit. Më pas, ai dha dorëheqjen këtë javë nga një lojë pasi bëri vetëm një lëvizje të vetme.

Ajo çfarë dy incidentet befasuese kanë të përbashkët, ishte kundërshtari i Carlsen, një mjeshtër i madh amerikan 19-vjeçar i quajtur Hans Moke Niemann.

Carlsen nuk e ka shprehur ende në mënyrë të qartë se çfarë mendon, por komuniteti i shahut vendosi të dëshifrojë mesazhin e tij dhe arriti në përfundimin se: “Carlsen mendon se Niemann është një mashtrues.”

Niemann, i cili mundi Carlsen në takimin e tyre të parë dhe u vlerësua me një fitore kundrejt tij të hënën, ka mohuar me bindje të plotë çdo pretendim nëse ai ka mashtruar gjatë ndonjë ndeshjeje personale. Megjithatë, këtë muaj ai e pranoi se në dy raste të mëparshme kishte marrë ndihmë të ‘paligjshme’ nga lojërat online, duke i cilësuar ato si një shkujdesje për shkak të moshës së re. Chess.com, i cili e ka pezulluar Niemann, në një deklaratë tregoi se shkalla e mashtrimit të tij ishte më e madhe se kaq.

Përpilimi i gjithë këtyre frazave konludon në një pyetje shumë më thelbësore: Si do të mashtronte një lojtar në shah – dhe si do të shpëtonte ai ‘pa u lagur’?

Përgjigja ndodhet në xhepin e të gjithëve. Gjatë 20 viteve të fundit, teknologjia e shahut është bërë aq e avancuar – dhe kaq portative – saqë kushdo që ka një smartphone është në gjendje të bllokojë faqet e internetit me një softuer mjaft të fuqishëm për të mposhtur Magnus Carlsen. Siç dihet, këta motorë shahu, kanë fuqi të jashtëzakonshme llogaritëse, saqë mund të analizojnë edhe lëvizjet më të vështira të lojës pasrendëse në vetëm pak sekonda.

“Çdo program shahu që funksionon në një celular mund të të tregojë lëvizje më të sofistikuara, sesa nga ato që luan edhe vetë kampioni i botës,” thotë mjeshtri i madh amerikan Maurice Ashley.

Ironia është se sapo motorët e shahut u bënë kaq të sofistikuar, mashtrimi i tij u shndërrua si një përpjekje përfundimtare e teknologjisë së dobët. Fillimisht, skemat e paligjshme u sajuan nga disa prej mendjeve me taktikat më të mprehta në botë, të cilat kanë përfshirë këtu kryesisht shkuarjen në tualet për të parë fshehurazi telefonin.

Për shembull, në vitin 2006, gjatë ndeshjes së Kampionatit Botëror, skuadra e Veselin Topalov akuzoi Vladimir Kramnik se kishte marrë një numër të dyshimtë pauzash për të shkuar në banjë. Megjithëse kjo akuzë nuk u vërtetua, organizatorët vepruan duke i detyruar lojtarët të ndajnë të njëjtin tualet së bashku.

Magnus Carlsen
Magnus Carlsen

Pjesa më e çuditshme ishte se në shahun e nivelit të lartë, ky nuk ishte një tualet me një hyrje të vetme. Së fundmi, mjeshtri i madh letonez, Igors Rausis, i cili gjithashtu ka përfaqësuar Bangladeshin dhe Republikën Çeke, u pezullua nga organi drejtues botëror i lojës në vitin 2019, pasi u kap duke përdorur një smartphone në tualet. ‘Shfaqjet e tualetit’ u bënë më pak problematike në kohën kur e pandemisë, kur shumë ndeshje të nivelit të lartë u zhvilluan në internet. Por mashtrimi mbeti sërish një problem. Në fakt, ato shpërthyen edhe më shumë. Në nëntor 2020, Chess.com raportoi se në 30 ditë kishte mbyllur 18,000 llogari për shkeljen e rregullave të lojës. Llogaritë e mbyllura përfshinin si lojëtarët e shahut, ashtu edhe mjeshtrit e mëdhenj, deklaroi faqja në fjalë.

Por ajo ç’ka e përfaqëson krizën e sotme ekzistenciale për lojën është thjesht ideja se përgjatë ndeshjeve personale të shahut, mashtrimi i niveleve më të larta mbetet i besueshëm dhe i pazbulueshëm. Të duhet vetëm një bashkëpunëtor i jashtëm, një kalkulator shahu dhe pak spiunazh. “Gjithçka që ju duhet është një pajisje tejet e sofistikuar komunikimi për të qenë në gjendje që të kryeni një veprim kaq të pacipë”, thotë Ashley. Gjenden forma nga më të ndryshme që dikush mund të përpiqet që t’ia hedhë sy për sy personit përballë tij, duke filluar që nga kufjet, të cilat janë pothuajse të padukshme, deri te një pajisje e vogël e cila dridhet ose gumëzhin, në një mënyrë që ta ndiejë vetëm personi që e mban atë. Por kjo pajisje mund të fshihet edhe në këpucët e ndokujt. Me një aparat të tillë, lojtari thjesht do të kërkonte që një palë e tretë ta ndjekë lojën në kohë reale dhe me një kalkulator t’i atij përçojë një sinjal.

Përfundimisht, nëse zyrtarët nuk e kapin një lojtar në flagrancë – ose në banjë – është jashtëzakonisht e ndërlikuar të thuhet nëse një mjeshtër i madh ka mashtruar në një lojë të caktuar mbi tabelën e shahut. Në atë fazë, lojtarët nuk kanë nevojë që të ndjekin çdo lëvizje. Konkurset janë të prirura që të fitohen dhe të humben nëpërmjet kombinimeve delikate të lojës, të cilat e prishin balancën e saj lehtësisht.

Në praktikë, kjo do të thotë se një mashtrues mund të ketë nevojë për ndihmë vetëm në disa momente kyçe – një tingull të shpejtë sinjalizues për ta drejtuar atë drejt lëvizjeve të duhura, si të themi, një lëvizje kalorësi në vend të lëvizjes së një guri tjetër.

Pasi Carlsen kishte luajtur vetëm tri raunde, ai humbi kundrejt Niemann dhe pasi u tërhoq nga turneu i Shën Louis, organizatorët e lojës së shahut shtuan sigurinë, edhe pse ata thanë se nuk kishin hasur asgjë të pakëndshme. Lojtarët u kontrolluan imtësisht me një detektor metali dhe transmetimi i lojërave u vonua me rreth 15 minuta – një masë e marrë kjo e cila që synon të pengojë ndihmën që vjen nga jashtë, sepse kushdo që sheh lojën si publik, mund të fshihet pas këtij veprimi.

Shkrepje ekrani nga një video e postuar nga klubi i shahut St. Louis i Hans Niemann

Mjeshtri rus, Ian Nepomniachtchi, dukej se po bënte shaka kur foli për mundësinë për të “luajtur shah lakuriq në një dhomë të mbyllur. Por ideja në fjalë thjesht sugjeroi se sa të jashtëzakonshme mund të bëhen rregullat për të eliminuar qoftë edhe një hile të mundshme.

I pashqetësuar nga akuzat, Niemann e rrëmbeu fitoren e tij kundrejt Carlsen në Shën Louis si një shenjë e progresit të tij të shpejtë. Edhe pse ai ishte lojtari me vlerësimin më të ulët në fushë, kjo ishte fitorja e tij e dytë në tri ndeshjet e para të turneut.

“Duhet të jetë e turpshme që kampioni i botës të humbasë kundrejt meje, ndihem keq për të”, tha ai atë moment.

Më pas në gjashtë ndeshjet e tij të fundit, Niemann vazhdoi të humbiste ose të barazonte.

Burimi: The Wall Street Journal

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix18 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore18 orë më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix19 orë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix22 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar22 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix22 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix22 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar22 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar22 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Facebook