Mix
Jeta sekrete në ishull e Amber Heard pas humbjes së gjyqit me Johnny Depp
Pas gjyqit për shpifje kundër ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp, Amber Heard vendosi të shpëtojë nga qendra e vëmendjes duke u strehuar në ishullin spanjoll të Mallorca.
Aktorja e njohur po jeton në Costitx, një qytet i vogël me 1300 banorë. Sipas mediave spanjolle, Heard ka marrë me qira një shtëpi në ishull që nga fillimi i verës.
Siç raporton El Pais, prona është në pronësi të familjes së ish-presidentes së parlamentit rajonal, Maria Antonia Munar, e cila u dënua me 14 vjet burg për korrupsion.
Fqinjët e kanë parë Heard duke shëtitur bashkë me vajzën e saj Oonagh Paige. Heard udhëtoi në ishullin spanjoll së bashku me partneren e saj, Bianca Butti.
Ajo bën një jetë shumë normale në fshat, sikur të ishte vendase. Sipas Diario de Mallorca, Heard adoptoi edhe një identitet të ri për të kaluar pa u vënë re në ishull. Aktorja e famshme përdor si pseudonim emrin Martha Jane Canary, një heroinë amerikane e shekullit të 19-të e njohur dhe si Calamity Jane, e cila luftoi kundër indianëve aborigjenë, që duket se Amber e ka zgjedhur edhe si metaforë për konfliktin e saj me Deep.
Shtëpia në të cilën Amber Heard është vendosur dhe ku ajo planifikon të jetojë ndodhet në qendër të ishullit.