Kritike
Breshëri alla Lubonja. -Injorant, i korruptuar, mashtrues, i paturp dhe sociopat.
Fatos Lubonja e konsideron një krim shkatërrimin e ish-stadiumit Kombëtar ‘Qemal Stafa’.
Në një shkrim për ‘Panorama”, thotë se një njeri që bën këtë krim, pra Rama, ka këto karakteristika.
Së pari, duhet të jetë thellësisht injorant;
Së dyti, thellësisht i korruptuar;
Së treti, thellësisht mashtrues e i paturp;
Së katërti, thellësisht sociopat, delirant megalloman;
Së pesti, autori duhet të ketë pushtet, mdje të jetë jo më pak se Kryeministër i Shqipërisë.
Sipas Lubonjës, Edi Rama i plotëson të gjitha këto karakteristika.
“Problemi është se në këtë vendin tonë, kjo kategori njërëzish, shoqërisht të rrezikshëm, që normalisht duhet tëb përfundojnë në spital, në burg apo në fundërrinat e shoqërisë, te ne bëhen kryeministra, ministra e me radhë, pra arrijnë të ngrenë një strukturë pushteti”, shkruan ai.
Lubonja shkruan se Rama nuk do të mundej kurrë të ndërmerrte të tilla akte pa mbështetjen e bashkëpunëtorëve të tij, ndër të cilët përmend reagimin e ndryshëm të dy personazheve publikë: Artan Lames dhe Mirela Kumbaros.
Ndjesën e Lames ai e përshkruasn si një akt refleksioni, por të pamjaftueshëm, ndërsa justifikimet e Kumbaros si një tentativë për ‘shpëlarje truri’ të shqiptarëve:
“Këta rilindasit janë raca më bastarde e politikanëve që kanë nxjerrë këta 25 vjet sepse këta, pasi të vjedhin e mashtrojnë sy ndër sy, duan edhe të të tallin e të të thonë se je një leshko, që nuk e kupton se ata në fakt po punojnë për të mirën tënde, sipas vizionit më modern që ekziston në botë”, shkruan ai.
Lubonja shkruan se ka edhe shumë njerëz të tjerë që kanë punuar për ta sjellë në pushtet këtë maxhorancë kriminale dhe që sot heshtin, me një heshtje që mban erë nënshtrim, kompromentim, konformizëm, interesa, banalitet, injorancë e çdo gjë tjetër që mund të quhet dobësi njerëzore.
“Ata nuk do të mund ta merrnin kurrsesi pushtetin e të kryenin krime të tilla që, në thelb, janë krime kundër dinjitetit dhe lirisë sonë, pa bashkëpunime të tilla të njerëzve që shohin vetëm se si t’i përshtaten maskarallëkut dhe jo se si ta sfidojnë dhe ndryshojnë atë”, përfundon Lubonja.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu