Mix
Më mirë çaji apo kafeja? Studimi i fundit jep përgjigjen e dilemës së madhe
Më mirë çaji apo kafeja? Studimi i fundit jep përgjigjen e dilemës së madhe
Kafe apo çaj? Kjo është pyetja që ka munduar njerëzit ndër vite, të cilët e nisin ditën me një dozë të fuqishme kafeine, apo dhe të tjerë që zgjedhin një filxhan çaji të ngrohtë dhe delikat, i cili nuk përmban kafeinë.
Washington Post shtron dilemën me arsyetimin se shkencëtarët kanë gjetur se pirja e rregullt e kafesë ose çajit mund të ofrojë një sërë përfitimesh shëndetësore.
Në avantazh të kafesë është fakti se studimi i fundit zbuloi se kafeja përmban mesatarisht 1.1 deri në 1.8 gram fibra për filxhan, në varësi të faktit nëse është e filtruar apo ekspres.s
Kafja ka më shumë fibra sesa ato që mund të gjenden në lëngun e portokallit, i cili ka rreth gjysmë gram fibra për filxhan.
Studimi thotë se do t’ju duhet të hani shumë fruta dhe perime për të marrë 25 gramët e rekomanduara të fibrave në ditë, por dy ose tre filxhanë kafe në ditë mund t’ju ndihmojnë të arrini normën.
Ndërkohë, një filxhan çaj në përgjithësi nuk do të ndihmojë për të përmbushur kërkesat ditore të fibrave, përveç nëse vendosni të përtypni gjethet e çajit.
Sidoqoftë, kafeina në të dyja pijet mund të ndihmojë në përqendrimin, edhe pse kafeina e tepërt mund të çojë në nervozizëm dhe acarim të tepruar, të cilat mund të përfundojnë duke dëmtuar performancën tuaj.
Po në lidhje me përfitimet për mikroflorën e zorrëve? Gara fitohet nga kafja, e cila shoqërohet edhe me rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës.
Rrezik më i ulët nga kanceri? Kafeja favorizohet ndërsa ka “pak prova për të mbështetur hipotezën se konsumimi i çajit lidhet me rrezikun e kancerit”.
Diabeti i tipit 2? Kafja fiton.
Nivelet e stresit? Çaji fiton.
Jetëgjatësia? Gara del në barazim.
Kush fiton në fund?
“Kafeja ka mbizotërimin” është fjalia e fundit, sepse “të pirit e kafesë mund të rrisë fibrat, shëndetin e mikroflorës dhe të zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe diabetit”.
Por ata që pinë çaj nuk duhet të dëshpërohen, sepse çaji padyshim bën mirë për presionin e gjakut, kolesterolin, nivelet e stresit, shëndetin mendor dhe produktivitet.
Me pak fjalë, të dyja pijet janë fituese kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës dhe jetëgjatësinë. Ndërsa për çajin, në veçanti, ka të ngjarë përfitime të tjera shëndetësore që ende nuk janë zbuluar.
Ndoshta këshilla është të alternoni një ditë kafe, një tjetër çaj… Dhe jeni në ekuilibër.