Radar
Sokol Balla drejt largimit nga Top Channel
Fotomontazh – “Top Channel”, Vjollca Hoxha dhe Sokol Balla
Televizionit kombëtar “Top Channel” duket se nuk i kanë përfunduar ende problemet dhe përplasjet e brendshme.
Në më pak se një vit nga largimi i drejtorit të përgjithshëm Ben Blushi dhe emërimit të Sokol Ballës si drejtori i informacionit, pas gati 9 muajsh vjen divorci i radhës.
Edhe Sokol Balla mesa duket nuk ka duruar më Vjollca Hoxhën dhe gocat e saj apo problemet që shfaq administrimi i “Top Channel”-it dhe ka vendosur të largohet.