Kioske
Mbështetësit e Bashës: një grusht burrash e grash që nuk bëjnë asgjë
Mbështetësit e Bashës: një grusht burrash e grash që nuk bëjnë asgjë
Nga Alfred Lela
Fakti që i janë qepur ‘stuhisë në status’ të Evi Kokalarit, si mjalti pas gishtit, dëshmon edhe më qartë tipologjinë socio-politike të mbështetësve të L. Bashës: një grusht burrash e grash, që bëjnë asgjë, por vazhdimisht thonë gjithçka.
Dëshmon se nuk punojnë, por presin. Presin që amerikanët të shmangin Berishën.
Kur e shohin që nuk u realizohet kjo zjarrmi e xhanit, presin që ai të këpusë qafën nga jeta; kur e shohin në shëndet të mirë e nalt-e-poshtë Shqipërisë, zemërohen dhe presin diçka tjetër. Çfarëdoqoftë.
Punë nuk bëjnë, ide nuk kanë, mbështetjen- ku thërret kijameti. Kështu që presin Godonë e pushtetit, të shfaqet për ta kurorëzuar të tyrin ‘man-in-waiting’ mu në majë të Shqipërisë. Sikur Shqipëria të jetë marrë ndonjëherë pa sakrificë. As Princi Wilhelm Wied, që e shoqëronin të gjithë topat e Europës nuk e mori dot.
Kështuqë, gëzojuni Evit, si adamër të vegjël apple-it të Jobs-it, por e kam një këshillë: bëni ndonjë punë ndërkohë që prisni një deus ex machina për liderin dhe veten.
Zonja e zotërinj, sa prisni që të papunët t’ju zgjidhin punët: LABOREMUS!