Kryesore
Deklaratat e Yuri Kim, Berisha: Sikur t’i kishte bërë Edi Rama, ‘non-grata’ është vendim i Soros
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim e cila u shpreh se do të ketë takimeve të gjithë politikanët shqiptarë, por jome ata të cilët janë sanksionuar për korrupsion.
Në konferencën e përjavshme, Berisha tha se deklaratat e saj janë njëjtë sikur të jenë shkruar nga kryeministri Rama. Berisha tha se ambasadorët amerikanë takohen edhe me të dizenjuar apo idhtarë të presidentit rus Vladimir Putin.
Berisha u shpreh se ‘non-grata’ do të jetë një vendim vetëm i George Soros.
“Ka disa pasaktësi, jo të vogla. Së pari, zotimi i ambasadores se zyrtarët amerikanë, edhe ajo personalisht, nuk takohen me persona të dizenjuar, është një deklaratë sikur ta kishte bërë Edi Rama.
Pse them kështu?
Sepse është gënjeshtër dhe nuk është e vërtetë. Zyrtarë të lartë të DASH takohen me të dizenjuar, madje edhe me kukulla apo idhtarë të Vladimir Putinit. Kjo është një gjë e pavërtetë.
PD mbetet e vendosur për marrëdhënie shumë të mira me SHBA. SHBA janë aksionari kryesor i sigurisë së botës së lirë dhe ne, në opozitë dhe pushtet, besojmë se duhet të bëjmë çdo kontribut të mundshëm që ky funksion të përmbushet në interesin më të mirë të vendit dhe paqes në botë.
Natyrisht, nuk bëhet fjalë këtu për marrëdhënie me Sorosin dhe mafien e tij. Ka një zotim solemn. Non-grata do jetë vendimi i PD për Sorosin.
Në rastin konkret, ambasadorja që flet si guvernatore, siç e keni parë, shkon në një super-harmoni me elementë të diskredituar kombëtarisht dhe botërisht si Edi Rama, Taulant Bala, etj”, tha Berisha.