Lidhu me ne

Mix

Si të kursejmë para ? Pyetjet që duhet t’i bëni vetes

Si të mos prishni para kot: Pyetjet që duhet t'i bëni vetes

Kur themi “shpenzim i kotë parash” e kemi fjalën pikërisht për ato, blerjet e tmerrshme emocionale për të cilat në fund pendohemi gjithmonë. Pavarësisht gjendjes së kuletës, në një moment të caktuar ti thjesht sheh diçka dhe para syve fshihen detyrimet, kursimet, llogari, të ardhurat, etj, etj. Si ta parandaloni këtë nëse ju është kthyer në zakon problematik?

1.Konsideroni një pastrim financiar për të rritur (promovuar) vetëdijen fiskale.

Nëse doni të reduktoni ose eliminoni shpenzimet emocionale, merrni parasysh një pastrim financiar. Zgjidhni një proces të ndalim -shpenzimit diku nga 7 deri në 21 ditë. Duke vepruar kështu, mund të rrisni vetëdijen tuaj për shpenzimet dhe të kurseni ca para.

Gjatë kësaj periudhe mos përdorni as karta krediti, mos shkoni në qëndra tregtare dhe harrojini aplikacionet online. Mos shpenzoni pas restoranteve apo bareve- përgatisni gjithçka në shtëpi dhe merreni me vete në punë. Kjo periudhë me mungesë shpenzimesh do t’ju fusë pak në mendime dhe do t’ju bëjë të reflektoni në lidhje me zakonet e shëndetshme të shpenzimeve. 

2. Bëni një plani parandalimi

Identifikoni njerëzit, vendet dhe gjërat që ju tundojnë sidomos kur vjen puna tek shpenzimet impulsive. Ndoshta po dilni me dikë të cilit doni t’i bëni përshtypje, ose thjesht ndodheni në një dyqan që s’i rezistoni dot apo ndikohesh nga blogerët në rrjete sociale. Nëse është ky rasti, duhet të bëni një plan parandalues. Bëni një shëtitje në vend të një darke ose kërkojini dikujt që di më shumë se ju nga financat t’ju bëj një plan.

3. Para se të prishni para bëjini vetes disa pyetje

– A ja vlen të shpenzoni para për këtë gjë apo shërbim? Nëse s’ka vlerë për ju, a e përballoni dot?

– A mund të më sjellë ky shpenzim më afër qëllimeve të mia personale, profesionale dhe financiare?

– A i shkon për shtat ky shpenzim me vlerat e mia? 

Provojeni këtë qasje për 1 javë. Në fund të javës vini re çfarë ka ndryshuar dhe a jeni më të vetëdijshëm se më parë përsa i përket financave.

Burimi: Psychology Today

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Jay Z dhe Beyonce kërcënohen me jetë

Jay-Z dhe Beyoncé janë në gatishmëri të lartë pasi morën kërcënime me vdekje pas rrëzimit të padisë për përdhunim kundër...

Mix15 orë më herët

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz,...

Mix15 orë më herët

Çiftet e martuara që qëndrojnë çmendurisht të dashuruar për dekada, shfaqin këto 6 tipare

Jo të gjitha marrëdhëniet janë të bukura dhe me shkëlqim përgjithmonë. Shumë njerëz heqin dorë nga marrëdhënia e tyre pasi...

Mix15 orë më herët

Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon DATËN e saktë të fundit të botës

Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim...

Radar15 orë më herët

Berisha: Vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të...

Radar15 orë më herët

Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n

Ku qëndron pra e jashtëzakonshmja në praktikën e SPAK pêr zyrtarët? Askund veç faktit që u dogj një karrierë politike...

Mix15 orë më herët

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar...

Radar15 orë më herët

Nisma “Sy m’Sy” në gjithë Shqipërinë; a po kopjon Rama sloganin “Cep më Cep” të Albin Kurtit?

Edi Rama dhe Albin Kurti Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se së shpejti do të nisë maratona...

Mix15 orë më herët

Rolls-Royce prezanton modelin më të fuqishëm të historisë së vet, për 370 mijë euro

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth...

Radar15 orë më herët

“Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët”

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e...

Facebook