Lidhu me ne

Kioske

Padrejtësia më e madhe është të pretendosh se ke drejtësi!

Nxënësit e kolegjit turk dalin në protestë kundër

Lutfi Dervishi 

Padrejtësia më e madhe është të pretendosh se ke drejtësi!

Gykata Administative në Tiranë nuk habiti askënd sot kur nuk pezulloi urdhërin arbitrar të Ministrisë së Arsimit për të mbyllur aktivitetin arsimor të një kopështi privat. Arsyetimi: nuk provoni se u është shkaktuar dëm”.

Një arsyetim i tillë shkon përtej skenaristëve të filmave horror.Shvjeku do të thoshte: “edhe ky maskarallëk është i domosdoshëm”.

Por cili është koncepti për dëmin i gjyqtarit?

Si është e mund të ngatërrohet e drejta civile (dëmi material dhe/ose moral) me të drejtën administrative (urdhër/vendim i padrejtë)

Çfarë e shtyn një gjyqtar të ketë frikë të vendosë sipas ndërgjegjes së vet profesionale? Frika?

Në seancën e gjyqit si mjet për të ushtruar presion ishte investuar edhe Avokatura e Shtetit.

Çështja është krejt jashtë fushë veprimit të Avokaturës së Shtetit. Por aferim. Avokatët e shtetit gjejnë kohë për të shkuar në sallën e gjyqit për mbylljen e një kopshti fëmijësh?!!

Kur në një çështje kaq të qartë nuk fiton e drejta, por arbitrariteti çfarë mund të presësh nga gjyqtarët në çështje më të komplikuara?

Kur çdo njeri që pyet në rrugë e di shumë mirë pse po mbyllet sot kopshti dhe nesër shkolla, si ndodh që këtë gjë nuk e di gjykatësi?

Nëse do të kishim një gjykatës ideal do të mjaftontin dy pyetje për përfaqësuesit e ministrisë dhe Avokatisë së Shtetit, për të zbuluar motiviet e vërteta të mbylljes së kopshtit: – Sa inspektime kanë zhvilluar në kopshtet e tjera?

Në renditjen nga 1 deri 10 çfarë vendi zënë në rang vendi (sipas inspektimeve të mërpashme të vetë ministrisë), kopshti i mbyllur?

Por, duket se gjykata nuk ka qenë e interesuar për të vërtetën, por ka qenë në “siklet” mos i prish punë qeverisë.

Nëse në përballjet mes shtetit dhe institucionet private fiton gjithmonë shteti, nëse në përballjet e biznesit me grupet mjedisore, fiton gjithmonë biznesi, nëse në përballjet mes shtetit dhe individit fiton gjithmonë shteti, nëse në përballjet mes “të fortit” dhe të “dobtit” fiton gjithmonë i forti, atëherë pse na duhen gjykatat?

Ata që vendosin të ikin nga ky vend, nuk ikin se këtu nuk ka mundësi, apo shpresë ikin më shumë nga bindja që në këtë vend “nuk gjen dot të drejtën”.

Drejtësia nuk është një koncept abstrakt, por tejet konkret, është themeli i një shoqërie të lirë.Kur në një çështje kaq të thjeshtë, gjykata mbyll sytë dhe arsyeton në një mënyrë që do të skuqte edhe Shvejkun, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë se do të vij një ditë që gjykatësi të skuqet nga vendimet që merr vetë.

Forma më e keqë e padrejtësisë, thoshte Platoni, është të pretendosh se ke drejtësi.

MË TEPËR

Radar20 orë më herët

Ajo që po ndodh në Gaza, është përtej imagjinatës njerëzore

Nga një koment i radios publike gjermane Deutschlandfunk Ajo që po ndodh në Gaza është e vështirë të përshkruhet me...

Mix21 orë më herët

Si të shmangni helmimin nga ushqimi

Përzerje, dhimbje barku, diarre ose të vjella – dhe herë pas here temperatur dhe ethe. Helmimi me ushqim është zakonisht...

Mix21 orë më herët

Vera e kuqe nuk është e shëndetshme. Studimi: Nuk parandalon as kancerin, as sëmundjet e zemrës

Hulumtimet për lidhjen e saj me kancerin kanë nxjerrë një rezultat shumë befasues dhe  një lajm të keq edhe për...

Mix22 orë më herët

10 gratë më të pasura në botë!

Prania e grave miliardere në listën e Forbes u rrit, duke përfaqësuar 13.4% të totalit prej miliarderëve, 3028 prej tyre...

Radar22 orë më herët

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për teknologjinë DPI

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallnaxhi Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një...

Mix22 orë më herët

Plazhet më të mira në Shqipëri sipas CN Traveller

Ndërsa një sërë vargmalesh përshkojnë anën lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve paradisiake ku dielli...

Mix23 orë më herët

Gruaja e Adam Sandler luan në shumë nga filmat e tij?

Prej më shumë se dy dekadash, filmat e Adam Sandler fshehin një detaj të bukur që pak fansa e dinë:...

Mix23 orë më herët

Princ Harry nuk qenka shumë i lumtur që Meghan Markle përdor fëmijët për reklamë

Zërat thonë se princ Harry “nuk është shumë i lumtur” me Meghan Markle-in, që përdor fëmijët e tyre për të...

Radar23 orë më herët

Rama: Më 11 maj marrim më shumë se 800 mijë vota

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, deklaroi se çdo lëkundje më 11 maj do të ishte fatale për vendin....

Radar23 orë më herët

Djuro Macut, kryeministri i ri i Serbisë

Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka caktur mjekun endokrinolog, Djuro Macut si kryeministër të ri të vendit që do të duhet...

Facebook