Kryesore
Hileqar edhe kur i ka të gjitha
Lexojeni mesazhin e kryeministrit të Shqipërisë për nxënësit, prindërit dhe stafin pedagogjik të kolegjit turk!
Lexoni një mesazh nga ai që mbylli shkollën, që nxori fëmijët në rrugë për t’u thënë: ka shkolla plot, gjeni një e vazhdoni!
Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.
— Edi Rama (@ediramaal) September 26, 2022
Nuk është vetëm akti administrativ, por edhe mënyra sesi z. Rama, me arrogancë dhe qetësi po degdis nga vetja një protestë të bezdisshme për të mos na lodhur shumë të imagjinojmë se deri ku mund të shkojë shkelja e të drejtave prej tij. Në vetë të parë.
Por kjo nuk është forcë, është dobësi. Dobësi e dikujt që ka kuptuar sesa të dobët, të paorganizuar janë të gjithë në këtë vend dhe livadhis në këtë mënyrë duke qeverisur sipas tekave. Dobësi e dikujt që shpresën e shumëkujt e shndërroi në dëshpërim, nga i cili nuk do çuditeshim që z. Rama të merrte kënaqësinë e hileqarit.