Radar
Çmimi i rritur dhunshëm i energjisë elektrike quhet vjedhje!
Çmimi i rritur dhunshëm i energjisë elektrike quhet vjedhje!
Nga Ylli Manjani/
Askush nuk e di përse 42 lekë?!
Askush nuk e di sa është energjia e prodhuar në vend që hidhet në rrjet?
Përse 42 lekë për energjinë që prodhohet nga pasuria jonë me kosto krejt të ulët?!
Sa është sasia e energjisë që prodhuar nga privatët, kosta e blerjes së të cilës është e paravendosur, gjithsesi më e ulët se ajo që blihet në bursë?!
Përse u tha kaskada e Drinit?!
Përse nuk janë çelur impiantet e prodhimit të energjisë alternative?! Ta gjejë polici “simulues” sa është bakshishi marramendës për një leje impianti panelesh diellore…
Përvetësimi i dhunshëm i pasurisë publike për t’ja shitur atë publikut është vjedhje masive dhe me mashtrim.
Ky është emri i këtij fenomeni.
Le të thotë gjithë ditën e natën ai që “sjam hajdut”.
Fenomeni që ai imponon quhet vjedhje me mashtrim.
Pastaj a i merr lekët vetë apo të tjerët rreth tij, kjo ska shumë rëndësi. Shqiptarët janë të vjedhur.
Vidhen te dritat, te nafta, te pasurisitë publike, tek financat publike e gjithandej.