Radar
Veliaj thotë se me Bela Ballukun flasin çdo ditë në WhatsApp
Veliaj thotë se me Bela Ballukun flasin çdo ditë në WhatsApp
Pas zv.kryeministres Belinda Balluku, edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka hedhur poshtë zërat për rivalitet.
Veliaj rikonfirmoi se ai do të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa theksoi se mes tij dhe Ballukut nuk ka konkurrencë për këtë post. Ai deklaroi se me ministren ka miqësi prej 20 vitesh dhe çdo ditë shkëmbejnë mesazhe.
“Unë dhe Belinda njihemi ka 20 vite dhe nuk ka ditë që nuk kemi shkëmbyer mesazhe. Unë, Belinda dhe Rama kemi ambicie ta çojmë vendin sa më lart. Do jenë kallo të forta ata që do luten dhe ne nuk do kemi debate”, tha kryebashkiaku socialist në emisionin “Log”.