Radar
“Kryeministër i dobët”, Topi: Rama i mbulon skandalet me takime me personalitete botërore

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar skandalet e qeverisë Rama mes tyre aferën e inceneratorëve.
I ftuar në studion e News 24, Topi tha se Rama është një kryeministër shumë i dobët që tenton t’i mbulojë skandalet përmes takimeve me personalitetet botërore.
“Një qeveri e dobët, në mënyrë absolute shumë e dobët, një kryeministër shumë i dobët, që përveç ekstravagancës në komunikim nuk të ofron asnjë besim për të udhëhequr Shqipërinë në sfida më të forta, që është aktor minor, që tenton të mbulojë skandalet në vend përmes takimeve me personalitete botërore, kjo është arsyeja që them se performaca është personalizuar, dhe kjo qeveri ka atë që i mungon Shqipërisë, transparencë”, tha ai.