Radar
‘E kemi shumë të vështirë ta besojmë!’ Drejtuesit e Turgut Ozalit për kopshtin e mbyllur aludojnë rrethana politike
Skrupuloz, për të mos përmendur emra apo fjali direkte që lidhen me politikën, por duke nënkuptuar një rrethanë të tillë lidhur me mbylljen e kopshtit të Turgut Ozal, “Zubejde Hanim”.
Në një konferencë për shtyp, përfaqësues të institucionit u shprehën se e kanë të vështirë ta besojnë dhe shpjegojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit.
“Ndodhemi para një fakti të tillë që e kemi shumë të vështirë ta kuptojmë dhe shumë të vështirë ta shpjegojmë. Rrethanat na bëjnë të besojmë se jemi përballë një fakti të tillë, nisur nga situata jashtë sferës së zbatimit të ligjit që lidhen me arsimin. Vlerat, më shumë se çdo trysni e jashtme, nuk kanë të bëjnë me realitetin evropian të vendit tonë”.
Reagimi i plotë:
“Muajt e fundit kopshti Zubejde Hanim ka qenë subjek i inspektimeve të njëpasnjëshme, të shtuara të cilat nuk i përgjigjen asnjë plani monitorimin nga Ministria e Arsimit. Në datë 15/09/2022 me urdhër të Ministrisë së Arsimit u urdhërua mbyllja e institucionit privat.
Që nga data 16 shkurt 2022 kemi aplikuar për marrjen e aprovimit për ndryshimin e godinës. Pavarësisht kërkesave tona, ministria ka refuzuar kërkesën tonë për miratimin e ndryshimit të vendndodhjes, procedurë e cila është rutinë për këdo që ushtron aktivitet në Republikën e Shqipërisë.
Ndodhemi para një fakti të tillë që e kemi shumë të vështirë ta kuptojmë dhe shumë të vështirë ta shpjegojmë. Rrethanat na bëjnë të besojmë se jemi përballë një fakti të tillë, nisur nga situata jashtë sferës së zbatimit të ligjit që lidhen me arsimin.
Ministria të rishikojë vendimin se përballë ka njerëz që e dashurojnë arsimin. Ky vendim prish qetësinë e mbi 200 familjeve që na kanë besuar fëmijët e tyre. Vlerat, më shumë se çdo trysni e jashtme, nuk kanë të bëjnë me realitetin evropian të vendit tonë. Këto dorëzuar pranë gjykatës dokumentacionin për anulimin e këtij urdhëri, si dhe kemi vënë në dijeni institucionet vendase dhe të huaja për situatën”.