Lidhu me ne

Radar

TURP! Edhe kryqytet europian i rinisë, edhe shkollat me dy turne

Java e parë e shkollës nuk solli asgjë të re për të fëmijët dhe familjet e Tiranës. Në Kryeqytetin Europian të Rinisë, fëmijët ndjekin mësimin me 2 turne. Një pjesë e tyre shkojnë në shkollë në orën 8 të mëngjesit. Një pjesë tjetër në ora 11, 12, apo 1 të drekës. Ata të turnit të parë duhet të largohen nga shkolla herët; këta të turnit të dytë duhet të dalin nga shtëpia vonë. Ata të turnit të parë duhet të kthehen dhe të gjejnë një të rritur në shtëpi, ose të shkojnë në një qendër after-school. Këta të turnit të dytë duhet të kenë një të rritur në shtëpi gjatë paradites ose prindërit do të detyrohen t’i lënë në një qendër after-school, që në këtë rast funksionon si pre-school.

Për çdo fëmijë në Tiranë, kjo do të thotë një kosto shtesë prej të paktën 10 mijë lekë të reja në muaj. Ky është zëri më i ri i shpenzimeve në buxhetin e prindërve dhe familjeve të reja të Tiranës, pas hyrjes në xhepat e tyre të shpenzimeve për transportin e fëmijëve nga shtëpia në shkollë dhe anasjellas. Arsyeja? Sepse Bashkia nuk ka ndërtuar as 17 shkollat që ka premtuar, as nuk ka rindërtuar shkollat që u mbyllën pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Nuk mjafton ky rëndim i buxhetit të familjeve, por cilësia e edukimit vazhdon të jetë problematike. Sipas kuadrit ligjor të miratuar nga Kuvendi, fëmijët në shkollat publike do të qëndrojnë në shkollë edhe pas përfundimit të mësimit për t’u përgatitur për ditën e nesërme. Për shkak se mungojnë hapësirat minimale, mësuesit nuk janë në gjendje të asistojnë fëmijët gjatë këtij procesi përgatitor. Kështu, një armatë e tërë prej 30 mijë punonjësish të sektorit të arsimit publik, paguhen nga buxheti i shtetit për një punë që nuk e bëjnë. E gjithë kjo për fajin e Bashkisë Tiranë që ka dështuar të bëjë atë që i takon.

Por ndërsa ndërtimi i shkollave të reja zgjat për vite të tëra dhe pranë nuk duket gjë në horizont, ndërtimi i kullave, komplekseve rezidenciale e gjithëfarëlloj projekti në Tiranë nuk ndalet. Aq i shpejtë është sektori i ndërtimit sa ka marrë me bujari nga Bashkia e Erion Veliajt mbi 5 milion m2 leje ndërtimi, prej të cilave mbi 4 milion m2 janë ndërtuar.

Po përse të njëjtët ndërtues janë aq të shpejtë në ngritjen e kullave dhe masiveve të betonit por nuk janë kaq të shpejtë në ndërtimin e shkollave? Sepse kjo është politikë e vetë Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj. Nuk është prioritet i kësaj bashkie të ndërtojë shkolla, kopshte, çerdhe apo qendra shëndetësore, parqe apo hapësira për komunitetin. Prioriteti i vetëm i Bashkisë Tiranë është të ndërtojë kulla, pallate, fshatra elitarë etj. Në këto projekte të vrullshme e të tmerrshme për jetën në këtë qytet, antimafia italiane ka zbuluar se pastrohen paratë e Ndragheta-s, ndërsa Global Initiative thotë se vlera e parave që pastrohen në ndërtim në kryeqytetin tonë është qindra miliona dollarë çdo vit.

Prandaj askush nuk çuditet më në Tiranë që Erion Veliaj nuk mban përgjegjësi përpara qytetarëve që pretendon se e kanë votuar. Në fakt, ai nuk është votuar për të qenë kryetar bashkie. Ai është aty falë një palë votimeve jopluraliste. Por ai e ka të qartë se llogaridhënia e tij e vetme politike është përpara atyre që mbushin llogaritë e tij me ryshfetin e ndërtimit. Vetëm kështu ai mund të qëndrojnë në krye të bashkisë më të madhe të vendit. Vetëm kështu ai mund të blejë vota, media, dhe mbi të gjitha bekimin e Ramës për t’u ulur në karrigen ku është sot.

Vuajtjet e familjeve të reja të Tiranës mund të tingëllojnë banale për një Kryeqytet të Europian të Rinisë, por jo për qytetin e drejtuar nga Veliaj. Ato janë të njëjtat vuajtje, të çdo dite, çdo jave dhe çdo stine. Në verë, fëmijët nuk kanë parqe dhe hapësira edukimi e argëtimi. Në vjeshtë nis makthi 9-mujor i shkollave me dy turne. E vetmja e re këtë vit shkollor është se fëmijët nuk do të kenë përfunduar mësimin kur të dëgjojnë sërish premtimin e vjetër të Erion Veliajt për shkolla me 1 turn, për shkollat qendra komunitare dhe për shkollat që jo vetëm edukojnë fëmijët, por edhe ndihmojnë familjet duke u kujdesur për të vegjlit e tyre. Të mos gabojë njeri të mendojë se gjatë fushatës së ardhshme nga goja e Erion Veliajt do të dalë ndonjë fjalë për kullat dhe betonimin e qytetit. Ajo fushatë zhvillohet në dhomat e errëta dhe tavolinat e fshehta të një klubi njerëzish që punojnë kundër këtij qyteti. Ajo është fushata e vërtetë, siç është kjo Tirana e vërtetë që shohim me sytë tanë.

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook