Radar
Gjekmarkaj shet Bashën: Je “non grata”
Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe deputeti Agron Gjekmarkaj
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka ndryshuar sërish kurs për ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Deputeti që u fut në listat e PD-së nga vetë Basha, sot e ka shitur këtë të fundit, pas raportimeve të “BBC”-së, “AFP”-së dhe “Zërit të Amerikës” për pagesat me 500 mijë dollarë nga rusët e Vladimir Putinit.
Në një status në “Twitter”, Gjekmarkaj ka komentuar shkurtimisht situatën e lobimeve ruse, teksa thotë se fjala e Amerikës vlen njësoj për të gjithë.
“Fjala e Amerikës vlen njësoj për të gjithë”, shkruan deputeti pa përmendur emra konkretë