Radar
Financimi rus/ Bardhi: Raporti i inteligjencës së SHBA është thashethem
Gazment Bardhi i doli në mbrojtje Lulzim Bashës, i cili akuzohet zyrtarisht nga inteligjenca amerikane se ka marrë 500 mijë euro nga rusët.
Por edhe pse një gjë e tillë thuhet konkretisht në raportin e përgatitur nga qeveria amerikane me burimet e inteligjencës, Bardhi tha se ky është një thashethem.
“Për atë çështje e përsëris, nuk ka asgjë të re, ndërkohë që ish-kryetari i partisë, Zoti Basha ka pasur një reagim. Për atë çështje ju ftoj t’i referoheni atij reagimi, unë nuk kam asnjë koment shtesë. Nëse e lexon artikullin, thotë pikërisht thashethem”, theksoi Bardhi.
Qindra media të rëndësishme në botë citojnë sot raportin e inteligjencës amerikane, duke sjellë rastin konkret nga Shqipëria.
Edhe vetë Basha i është kundërvënë raportit amerikan, duke thënë se dosjen ia ka hetuar drejtësia shqiptare, e cila nën dirigjimin e Ramës, e mbajti Bashën peng.