Kryesore
Pagat e majme në OSHEE/ Drejtori merr më shumë se Presidenti i Republikës
Qeveria e ka hapur mirë thesin për pagat e punonjësve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duke vendosur rroga të majme për të gjithë administratën e këtij institucioni. Boldnews publikoi nivelin e pagave që pritet të marrin punonjësit e OSHEE e që janë në disporcion të madh nga pjesa tjetër e administrës publike si punonjësit e policisë, inspektorët e ALUIZNI-t, punjonjësit e Hipotekave, zjarrëfikësit etj.
Më këtë skemë që tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare, recepsionistët dhe faturistët marrin 700 mijë deri në 800 mijë lekë në muaj (të vjetra). Për ironi, kjo pagë është e barabartë me një gjyqtarë të Shkallës së Parë në Tiranë.
Administratori i Përgjithshëm i OSHEE, Ardian Çela është kujdesur që pagën e tij ta ketë edhe më të lartë se të presidentit të Republikës, rreth 3 milion lekë në muaj (të vjetra).
Por edhe drejtuesit e drejtorive kanë rroga tepër të larta që kapërcejnë mbi çdo pagë të zyrtarit shtetëror, madje edhe mbi atë të kryeministrit. Kështu Drejtori i Divizionit ka një pagë prej 2.7 milion lekë në muaj, shefi i kabinetit paguhet me nga 2 deri në 2.5 milion lekë në muaj, ndërsa drejtorët e drejtorive rajonale nga 1.5 deri në 2 milion lekë në muaj (të vjetra)
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu