Lidhu me ne

Temporal

“Mundësitë” e gushtit

Thonë se prova më e mirë për të kuptuar nëse një qeveri moderne e perëndimore punon për mirëqënien e qytetarëve të saj është, sipas të majtëve, garantimi i të ardhurave të barabrta për të gjithë qytetarët, ndërsa, sipas të djathëve, garantimi i mundësive të njëjta për përparimin ekonomik, kulturor dhe shoqëror.

Shqipëria, edhe pse qeveriset nga një koalicion “i majtë”, nuk bën përjashtim nga ky standart i të djathtës perëndimore. Në fakt, ajo vetëreklamohet tek investitorët e huaj si “toka e mundësive”, ku investitorët, të mëdhenj e të vegjël, mund të realizojnë ëndrrat e tyre.

Ndoshta këto “mundësi” janë të rezervuara vetëm për të huajt ose ndoshta, sikurse thotë kryeministri i të majtës, qytetarët shqiptarë janë shumë “dështakë” për t’ia dalë të kapin mundësitë e shumta që qeveria po u mundëson.

Dhe në fakt nuk ia ka dalë Besmiri, emigranti 39 vjeç, që më 30 Korrik duke udhëtuar në një rrugë të pashtruar dhe pa asnjë masë mbrojtëse në Velipojë përfundoi në një kanal me ujë ku u mbyt së bashku me Artemisën, 21 vjeç, me të cilën do të martohej pak ditë më pas dhe me Giorgion dhe Giovanin, 25 dhe 36 vjeç, të cilët kishin ardhur enkas nga Italia për dasmën e tij.

Nuk ia doli as Azemi, 21 vjeç, disa ditë më vonë, i cili së bashku me dy të afërm ra me makinën e tij në fund të një gremine, në afërsi të Bulqizës.

Një mundësi besonte se kishte kapur Arditi, i lumtur që kishte gjetur një punë në landfillin e Sharrës në Tiranë, në të zezë, por që i siguronte mundësinë për të vazhduar studimet, por e gjetën të vdekur e të groposur nën një grumbull plehrash, vetëm 17 vjeç, dhe tani asnjë nuk do që të pohojë se ai punonte aty.

Nuk i shkoi mirë as Zamirit, i cili punonte si elektricist për shtetin, një rrogë e sigurtë me të cilën mund të ndërtosh një familje, por ai nuk dinte të korruptohej dhe në moshën 44 vjeçare ëndrrat e tij u shuan nga maja e thikës së një “klienti” pa drita e pa lekë.

Nuk përfundoi mirë as rusi Denis, i cili pati mundësinë të pushonte me familjen në fshatin e mrekullueshëm të Livadhit, por u gjymtua për vdekje, në moshën 43 vjeçare, nga elikat e një të pasuri të papërgjegjshëm akoma të pa identifikuar.

As Endri, i lumtur për një punë si barí edhe pse shumë larg fshatit të tij në Librazhd, ëndrrat e të cilit u ndaluan në moshën 20 vjeçare nga një plumb i një gjuetari pa leje.

As Jetnisi, i cili dëshironte të ishte i “fortë” e i famshëm, dhe në moshën 28 vjeçare pati lavdinë fatkeqe të një vdekje të kotë prej të “forti” mbi motorin e tij të kotë.

As Vladimiri, 32 vjeç, i vrarë nga kushëriri i tij, ndoshta për ndonjë fjalë më shumë mbi moralitetin e gruas.

As Rolandi, 21 vjeç, i mbytur në lumin Drin, që për të ishte vetë deti, në kërkim të pak momenteve freski.

Një mundësi, që nuk i shërbeu, e pati edhe Jeroldina, 25 vjeçe, police në Sarandë; ajo që duhet të mbronte të tjerët u vetëvra me armën e shërbimit, ndoshta sepse nuk arriti të përballonte tensionet dhe varfërinë.

Një mundësi nuk do ta ketë kurrë ai fëmija 7 vjeçar, të cilit gazetat nuk i përmendin as emrin, i palosur nga një makinë në afërsi të Lezhës ende pa filluar të kishte mundësinë të endërronte.

Të gjithë të vdekur për asgjë, e shumta për një polemikë 10 minutëshe. Mundësinë e tyre ata nuk e gjetën as duke vdekur.

Të gjithë vdiqën në dy javët e para të gushtit, në Shqipëri, në atë tokë të mundësive, që nuk flet kurrë për realitetin e saj, por vetëm për iluzionet dhe supozimet e saj.

Sepse këtu të vetëquajturat elita flasin vetëm për kulla mbi stadiume, për sheshe me palma, për fasada e për lluks, për jahte dhe yje muzike.

Ndërsa të rinjtë vdesin, bashkë me shpresat e tyre./Exit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 orë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 orë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 orë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix22 orë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix22 orë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix22 orë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix22 orë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar22 orë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Kryesore1 ditë më herët

Përfundoi në spital, Mziu sulmon Gjekmarkajn: Me fat që është gjallë, duke ditur që s’ka shtyllë kurrizore

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka sulmuar kolegun e tij Agron Gjekmarkaj, pasi ky i fundit përfundoi në spital,...

Facebook