Lidhu me ne

Mix

5 problemet shëndetësore që ju vijnë vetëm nga stresi

Ne të gjithë i njohim simptomat e zakonshme të stresit, si dhimbja e qafës dhe e shpinës, siklet në shpatulla dhe spazma në muskuj por a e dini se trupi juaj ka edhe mënyra të tjera për t’ju thënë se jeni të stresuar?

Ja cilat janë ato:

1.Zhurmë apo gumëzhimë te veshët. E njohur edhe si tringëllima e veshëve, kjo zhurmë ju tregon se jeni shumë të stresuar. Këto tinguj mund të jenë me ndërprerje ose konstante dhe mund të ndryshojnë për nga ana e zhurmës, thotë shoqata e Audiologëve të Afrikës së Jugut. Nëse tashmë vuani nga tringëllimë tek veshët, stresi mund të përkeqësojë simptomat që po përjetoni.

2.Harresë. Keni probleme për të kujtuar një informacion të caktuar?Stresi mund të jetë fajtori. Një artikull mbi ndikimin e stresit në trup zbuloi se stresi ndikon në sistemin nervor të njeriut në disa mënyra dhe mund të shkaktojë ndryshime në pjesë të ndryshme të trurit. Kjo mund të rezultojë në ndryshime në kujtesë dhe njohje.

3.Humbje peshe. Ju mund të njihni shtimin në peshë si pasojë e ngrënies nga stresi, por humbja e shpejtë e peshës pa mbajtur dietë është gjithashtu një shenjë që tregon se mund të jeni nën një stres shumë të madh. Studimet kanë treguar se përvojat stresuese mund të jenë sfiduese në aspektin e privimit të ushqimit. Kjo mund të çojë në mungesë të dëshirës për të ngrënë duke rezultuar në humbje peshe.

4.Sulme të pashpjegueshme ankthi. Nëse keni papritur tështima të njëpasnjëshme apo dhimbje të menjëhershme në gjoks dijeni se stresi mund të shkaktojë sulme ankthi të pashpjegueshme. Sipas një studimi, ankthi mund të konsiderohet sëmundje që prek mendjen dhe trupin, shpesh me rezultate serioze tek pacientët me nivele të larta të stresit psiko-social.

5.Kërcitja e dhëmbëve. A e dini se stresi mund t’ju bëjë të zgjoheni me nofulla të lënduara? Kjo është ndoshta për shkak se ju keni kërcitur dhëmbët tuaja gjatë gjumit tuaj. Kërcitja e dhëmbëve është e njohur si e përhapur më shumë tek meshkujt sesa tek femrat, veçanërisht tek studentët e universitetit. Kërcitjet e dhëmbëve mund të jenë gjithashtu të lidhura me rrethanat e tensionuara dhe të pakënaqura.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime8 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix9 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix9 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix9 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore9 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar10 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook