Lidhu me ne

Gatime

Receta Speciale e Lakrorit të Shijshëm Që Përgatit Eli Fara

nga AgroWeb

Eli Fara tregon se ka mësuar të gatuajë që e vogël e deri sot kuzhina mbetet pasion i saj. Foto: Weblibrary

Është padyshim ndër këngëtaret më të dashura për të gjithë shqiptarët.

Eli Fara mbetet një ikonë në skenën e këngës shqiptare, por pasioni i saj nuk është vetëm kënga por edhe gatimi.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën e përgatitur nga Eli Fara të lakrorit me qepë e domate.

Një recetë tipike tradicionale, që këngëtarja e njohur e ka rrëfyer hap pas hapi në emisionin “Kush Vjen Për Drekë” në Tv Klan.

Eli Fara tregon se ka mësuar të gatuajë që e vogël e deri sot kuzhina mbetet pasion i saj.

“E gjej kohën përherë kohën për të gatuar sepse kuzhinën unë e kam pasion. Eksperimentoj, më pëlqen edhe të sajoj një recetë shpejt e shpejt. Kam mësuar të gatuaj që e vogël. Duke qenë një familje me shumë fëmijë, prindërit në punë, jemi mësuar që të vogla të shohim se si gatuhej, si fillim me gatime të vogla. Sigurisht që në Korçë, amvisat kanë traditë hapjen e petëve. Të jesh vajzë nga Korça duhet me patjetër të hapësh petë ” thotë Eli Fara.

Ndiqni më poshtë, këshillat e Eli Farës se si të përgatisni sipas recetës së saj lakrorin me domate.

Përbërësit

500 gr Miell

Niseshte (për pudrosjen e petëve)

3 kokrra qepë

3 kokrra domate

Kripë

Vaj Ulliri

250 ml ujë i vakët

Përgatitja

Si fillim, grini qepë shumë imët.

Më pas, pastroni domatet nga lëkura dhe grijini imët edhe ato gjithashtu.

Vendosni një tigan në zjarr, shtoni vaj ulliri dhe shtoni qepët e grira imët.

Sapo qepët të jenë bërë transparente, shtoni domatet e grira,

Kaurdisni të gjitha bashkë, shtoni kripë dhe lëreni në zjarr derisa uji i domateve të shterojë dhe masa të ketë marrë formën e salcës.

Largojeni nga zjarri dhe lëreni mënjanë.

Ndërkohë, nisni me përgatitjen e brumit.

Si një amvisë e vërtetë korçare, Eli Fara këshillon se mielli para se të përgatitet si brumë duhet të sitet.

Pasi ta sitni, shtoni pak kripë, dhe nisni duke e punuar duke shtuar ngadalë ujë të vakët.

Punojeni me duar derisa brumi të marrë një masë kompakte dhe të njëtrajtshme.

Më pas, brumin e përftuar lyejeni më pak vaj ulliri dhe ndajeni në 10 toptha të vegjël.

Secilin prej topthave hapeni në formën e një pete të vogël sa pëllëmba e dorës dhe secilën prej petëve të hapura lyejeni me vaj ulliri.

Nisni më përgatitjen e dy petëve duke përdorur pluhurosjen e tyre me niseshte në mënyrë që të mos ngjiten dhe hapen shpejt.

Vendosni njëra pas tjetrës pesë e nga pesë petët e vogla që keni hapur.

Hapni pesë petët e para të vogla që keni vendosur një mbi një, në një petë të vetme.

Merrni një tepsi, lyejeni me vaj ulliri, shtroni aty petën e parë që keni hapur,

Shtoni mbi petë salcën e përftuar me domate dhe qepë dhe vijoni me hapjen e petës së dytë me pesë petat e vogla që keni vendosur një mbi një.

Vendosni petën e dytë mbi petën me salcën e domates me qepë dhe bashkoni anët e dy petëve duke i kthyer nga brenda, në mënyrë që masa me qepë dhe domate të mos dalë nga petët.

Piqeni në furrë me temperaturë maksimale për 30 – 40 minuta derisa sipërfaqja e lakrorit të ketë marrë pamjen e mrekullueshme të pjekjes./AgroWeb.org

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar13 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix13 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook