Kryesore
Duroni, duhet sakrificë për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër
Ndonëse me pushime kryeministri është aktiv në komunikim me publikun. Nisur nga komentet për fotot e postuara prej tij nga projektet për qendrat e qyteteve, kryeministri e ka parë të udhës të japë vetë sqarime dhe mesa duket të një përgjigje për skeptikët apo të pakënaqurit. Dhe formula është durim dhe sakrificë. “Nuk besoj që edhe më të verbërit, ta besojnë vërtetë se është mëkati i kësaj qeverie që në raport më zhvillimin urban të territoreve bashkiake, e ka nisur punën aty ku, në fakt, puna duhet të kishte nisur 25 vjet më parë! Nëse ju e imagjinoni me siguri ku do të ishin sot edhe fshatrat, po të kishte filluar puna si duhet, me rend logjik, para 25 vjetësh, ju siguroj se unë e di shumë mirë se ku do të ishim 25 vjet nga sot po të vazhdonim arrno këtu e arrno atje! Pra do të humbisnim edhe 25 vjet të tjera në këtë drejtim, siç humbëm 25 vitet që çanë e ikën. Ashtu sikundër e shoh si dritën e diellit ku do mbërrijmë jo shumë, po 10 vjet më tutje, në rrugën që jemi nisur. Prandaj punë pa u lodhur, durim pa humbur logjikën dhe natyrisht sakrifica pa harruar qëllimin. Sepse, nëse një gjeneratë u rrit në një vend pa qytete në kuptimin më të thjeshtë të hapësirës publike e sociale, gjenerata tjetër meriton të ketë Shqipërinë e saj të qytetëruar Europiane, që fizikisht nis pikërisht nga qendra e bashkisë”-shkruan kryeministri në një postim.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu