Radar
Berisha: Operacionet kundër drogës i dekonspiron ministri dhe këshilltari i tij
Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e ish kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano i cili për një media franceze para shkarkimit tha se operacionet janë dekonspiruar.
Sipas Berishës në një bashkëbisedim me ekspertë dhe gazetarë për situatën e krimit në vend, tha se operacionet kundër drogës i dekonspiron ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi dhe këshilltari i tij.
“Kjo është doktrina e krimit të dobishëm. Ata që ushtruan kasaphanën e luftës së klasave për 46 vite, e dinin që kanë vra. E dinin që kanë armiq. Problemi është se ato vrasje, burgosje, u duheshin për pushtetin e tyre. Edhe Edi Ramës, ai e di që ato janë të gjitha dhunimet të tmerrshme ligji, pasiguri për qytetarët, rrënim për ekonominë, por problemi është se i duhen për karrigen e tij. Dhe ky është krimi i dobishëm. Ndaj dhe ai, jo vetëm që i mbështet, i mbron, por e vërteta është se ndjehet komod të qeverisë së bashku me ta.
Unë mora Elbasanin, akoma më shumë është Durrësi. Aty ka dy muaj pa drejtor policie. S’ka sepse drejtor është krimi aty. Çfarë duhet drejtori. Ky Gledis Nano, po del si puna e Zaganit. Dritani ishte një oficer kurajoz, dhe këtë nuk e njoh. Problemi ishte se Dritanin e akuzuan për spiun italian. Ai kishte detyrë të bashkëpunonte me italianët me të cilët kishin marrëveshje. Këtë tani, nesër apo pasnesër do na e akuzojnë për spiun francez apo amerikan.
Çfarë informacioni sekret qenka se na janë dekonspiruar operacionet. Nuk përbën asnjë sekret, përkundrazi ka denoncuar një krim të shëmtuar që ndodh e që duhet denoncuar publikisht. Kush i dekonspiron operacionet? Operacionet kundër drogës i dekonspiron këshilltari i ministrit dhe ministri.”, tha Berisha.