Mix
Pse nuk duhet të hani para gjumit.
Pse nuk duhet të hani para gjumit
Të ngrënit në shtrat ose para televizorit disa minuta para se të flini është një zakon i keq që duhet hequr! Kjo do të rriste rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit, sugjerojnë studiuesit meksikanë në një studim të botuar në revistën “Eksperimental physiology ” .
Shkencëtarët matën nivelin e triglicerideve të pranishme në gjakun e dy grupeve të minjve. I pari ishte ushqyer në fillim të periudhës së pushimit, i dyti kishte ngrënë normalisht gjatë periudhës së tij të aktivitetit.
Rezultati, brejtësit e parë kishin një nivel më të lartë të lipideve se të tjerët, që siç e dimë shoqërohet me një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës ose diabetit.
Ky studim i ri dëshmon se ju duhet të respektoni ritmin tuaj biologjik. Prandaj, do të dukej më e arsyeshme të hani një darkë të hershme, të integroni katrorin e shenjtë të çokollatës me ëmbëlsirën dhe jo para televizorit!