Mix
Cilat janë vlerat normale të temperaturës, pulsit dhe presionit
Këto janë vlerat normale të temperaturës, pulsit dhe presionit
Shenjat vitale të trupit tonë, si temperatura e trupit, rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut, janë ato që mjekët matin për të vlerësuar shëndetin e përgjithshëm të pacientit.
Vlerat normale për këto shenja vitale ndryshojnë me moshën dhe nganjëherë gjininë.
Shihni në detaje…
Temperatura e trupit
Temperatura normale e trupit varion nga 36.6 në 37 gradë Celsius.
Zemra rreh
- Të porsalindurit 100-160
- 0-5 muaj 90-150
- 6-12 muaj 80-140
- 1-3 vjet 80-130
- 3-5 vjet 80-120
- 6-10 vjet 70-110
- 11-14 vjet 60-105
- 15-20 vjet 60-100
- Të rriturit 50-80
Presioni arterial
Për të rriturit, leximi 120/80 (sistolik/diastolik) konsiderohet normal. Tek fëmijët dhe adoleshentët, vlerat normale përcaktohen në bazë të moshës:
- 1-12 muaj 75-100 50-70
- 1-4 vjet 80-110 50-80
- 3-5 vjet 80-110 50-80
- 6-13 vjet 85-120 55-80
- 13-18 vjet 95-140 60-90
Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj pasi çdo trup është i ndryshëm…