Lidhu me ne

Radar

Gjermania nuk është më “parajsa” e re, përgjysmohen lejet e qëndrimit për shqiptarët

Gjermania u kthye në “parajsën” e re të shqiptarëve vitet e fundit. Mundësitë për punësim, sidomos për disa kategori si mjekë, infermierë e teknologji informacioni, nxitën shumë shtetas që të emigronin drejt ekonomisë më të madhe të Europës me dokumente të rregullta punësimi.

Të dhënat e Eurostat treguan se pas vitit 2016 u shënua një rritje e shpejtë e lejeve të qëndrimit të dhëna nga Gjermania për shtetasit shqiptarë. Rekordi u arrit në vitin 2019, me 12 mijë lekë, duke u renditur të tretët pas Italisë së Greqisë.

Por, pas vitit 2019, ritmi i dhënies së lejeve të qëndrimit ka rënë dukshëm. Në 2020-n, ato ranë në 8,300. Ndërsa tkurrja në atë vit reflekton pasojat e mbylljes si rrjedhojë e pandemisë, tendenca ka rezultuar më e fortë edhe në 2021-n. Sipas Eurostat, në vitin 2021, Gjermania dha rreth 4500 leje për shtetasit shqiptare, pothuajse përgjysmim në raport me vitin e mëparshëm dhe niveli më i ulët që nga viti 2016.

Në total, që nga viti 2008 deri në 2021-n, Gjermania ka dhënë rreth 53 mijë leje qëndrimi për shtatsit shqiptarë, ose 7% të totalit nga shtetet e BE-së, duke u renditur e treta. Në vend të parë renditet Italia, që ka dhënë 372 mijë lejë qëndrimi gjithsej, ose rreth 48% të totalit. Greqia vijon më pas me 258 mijë leje, ose 33% të totalit.

Mbretëria e Bashkuar është e katërta, me rreth 20 mijë, por të dhënat e këtij shteti nuk raportohen që nga viti 2019, si rrjedhojë e daljes së vendit nga Bashkimi Europian.

Në total, që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarë. Nga institucionet ndërkombëtare, numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit e një vendi llogaritet si emigracion. Kjo shifër është gat isa 30% e popullsisë që vlerësohet që jeton aktualisht në Shqipëri.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se vetëm në vitin 2021 janë dhënë 55.2 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së.

/ Monitor

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix12 orë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix13 orë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix13 orë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix13 orë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Mix13 orë më herët

Ana e errët e rinisë së përjetshme

“Njerëzit gjithmonë duan diçka të re. Është e pashmangshme. Dhe në të pesëdhjetat, gjithçka ka mbaruar”. Me këto fjalë në...

Mix13 orë më herët

Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?

Nëse sapo keni mbaruar filxhanin e kafesë dhe po përjetoni disa simptoma si nervozizëm ose shtim të rrahjeve të zemrës,...

Radar13 orë më herët

Princ Leka, edhe dajak edhe burg!

E papritur: Prokuroria kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën! 6 muaj për Elia Zaharinë dhe...

Mix14 orë më herët

Tensioni i ulët, çfarë duhet të hani?

Presioni normal i gjakut për shumicën e njerëzve është zakonisht nën 120/80 mm Hg. Nëse keni tregues nën 90/60 mm...

Mix14 orë më herët

Çfarë është Kolagjeni? Përfitimet shëndetësore

Kolagjeni është një proteinë strukturore thelbësore për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. I diskutuar shpesh për kujdesin e lëkurës, kolagjeni...

Facebook