Sport
Tani e tutje Paton do ta shikoni me uniformën e Chelsea-it
Chelsea e ka prezantuar sulmuesin brazilian, Alexandre Pato, i cili është transferuar në formë huazimi nga skuadra braziliane, Corinthians, deri në fund të këtij sezoni.
Në intervistën e tij të parë për ‘Blutë e Londrës’, ish sulmuesi i Milanit është shprehur tejet i lumtur që do të luajë në Premierligë, teksa thotë se iu realizua ëndrra.
“Jam shumë i lumtur që jam një futbollist i Chelseat. Kjo është një ëndërr për mua”, deklaroi Pato. “Mezi pres për që t’i takoj bashkëlojtarët e të luaj me fanellën e Chelseat. Dua të falënderoj kryesinë e klubit për besimin e dhënë që të luaj në Premierligë”, tha ndër të tjera ish sulmuesi i Milanit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu