Lidhu me ne

Radar

“Do i rimarrim Donbasin dhe Krimenë” – Premtimi i Zelenskyt për ukrainasit


Presidenti Vladimir Zelensky tha në fjalimin e tij të përditshëm të mbrëmjes të dielën se Ukraina do rimarrë Donbasin, i cili tashmë është pushtuar pothuajse plotësisht nga forcat ruse.

“Ne nuk kemi harruar dhe nuk do të harrojmë asnjë nga qytetet tona dhe asnjë nga njerëzit tanë.” – tha ai.

“Tani Donbasi është pothuajse i shkatërruar nga sulmet ruse, i shkatërruar. Donetsku krenar dhe i lavdishëm ukrainas u poshtërua nga pushtimi rus dhe u grabit. Por Ukraina do të kthehet. Me siguri. Jeta do të kthehet. Dinjiteti i popullit të Donbasit do të kthehet. Aftësia për të jetuar do të kthehet. Mundësia për të jetuar të sigurt dhe të lumtur.” – shtoi presidenti.

Sipas tij, këtë do simbolizojë flamuri ukrainas ‘kur ta vendosim në Donetsk, Gorlovka, Mariupol, në të gjitha qytetet e Donbassit, zonën e Azov, në të gjitha zonat nën pushtimin rus, në rajonet Kharkov, Zaporozhye, Kherson. Dhe patjetër në Krime’.

“Ukraina kujton gjithçka.” – tha Zelensky.

SHBA mund të jetë duke ndihmuar Ukrainën të përgatitet për një kundërofensivë të afërt kundër Rusisë, pretendoi Washington Post në një artikull të botuar këtë javë, duke treguar llojin e armatimit që përbën grupin e fundit të ndihmës ushtarake të premtuar për Kievin nga Pentagoni.

Muajin e kaluar, një numër zyrtarësh të lartë ukrainas sugjeruan që ushtria e vendit do të nisë një kundërofensivë në jug të vendit në gusht për të rimarrë qytetin e Khersonit.

MË TEPËR

Sport15 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix15 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix15 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix16 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix16 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix16 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix16 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix16 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix16 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix16 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook