Mix
Meghan Markle mendon të rikthehet në Instagram

Meghan Markle mendon të rikthehet në Instagram, pasi ka çaktivizuar llogaritë e saj për shkak të bullizmit. ‘Po rikthehem… në Instagram’,– tha ajo për ‘The Cut’ me ‘sytë e ndezur dhe djallëzore’, siç e përshkruan Allison P. Davis.

Dukesha e Sussex-it u detyrua të dorëzonte kontrollin e llogarive të mediave sociale, pasaportën e saj, si dhe aftësinë për të hapur postën elektronike apo edhe shumë aktivitete të tjera në dukje normale, pasi u fejua me Princin Harry në vitin 2017.

“Ishte rregull – një rregull i fortë për të kaluar nga ajo lloj autonomie në një jetë tjetër’,- shtoi Meghan. Davis shkroi më vonë se Markle tha se “nuk ishte më e sigurt se do të kthehej në Instagram”. @KensingtonRoyal ishte si fillim profili i tyre dhe pastaj @SussexRoyal – ky i fundit u hoq përfundimisht pasi ajo dhe Harry u larguan nga familja mbretërore në vitin 2020 – por e gjeti veten në qendër të bullizmit të ashpër kibernetik.

“Ne do t’i rishikojmë mediat sociale kur të jetë koha e duhur për ne – ndoshta kur të shohim angazhime më kuptimplote për të bërë ndryshime – por tani për tani kemi harxhuar shumë energji për të parë mundësinë se si të ndihmojmë”,- tha Harry gjatë një interviste në vitit 2021 me ‘Fast Company’.
Markle foli gjithashtu kundër rregullave të mediave sociale brenda familjes mbretërore duke pasur parasysh se mediat britanike shpesh shfaqnin tone raciste. “Ka, fjalë për fjalë, një strukturë”,– shpjegoi prezantuesja e podcast-it “Archetype” për ‘The Cut’ për postimin e fotove të dy fëmijëve të saj, Archie, 3 dhe Lilibet, 1. Meghan shtoi se nuk ka dëshirë të ndajë në rrjet foto të fëmijëve të saj, kur shikon që edhe për ta ka paragjykime raciste.