Kioske
Po çfarë nuk prodhojnë, sot mendjet idiote, pyes: “Nënë Tereza, ka qenë gjë pilote?!”
Dhe pse Shqipëria,
është gati në jerm,
është mirë që të ketë,
një stadium modern.
Çdo vepër e madhe,
përbën histori,
nga këto shumë pak,
ka në Shqipëri!
Brezat që do jenë,
pronarë të Tiranës,
do thonë: “U ndërtua,
në Kohën e Ramës!”
Gjithë kjo katrahurë,
një ditë do të tretet,
dhe do jetë stadiumi,
ai që do mbetet.
Po kryeministrit,
i janë qepur pullë,
pse pjesë e stadiumit,
është dhe një kullë?!
Rrinë e llogarisin,
metra pa mbarim,
por unë kam-në fakt,
një tjetër shqetësim!
Kulla le të ketë,
Lindje e Perëndim,
sepse ato sjellin,
punë dhe zhvillim.
Ndaj s’i jam bashkuar,
këtu ham e humit,
por më shqetëson,
emri i stadiumit!
Është akt tradhtie,
nuk hyn thjesht në gafa,
që t’i hiqet emri,
shokut Qemal Stafa!
Aty qe Qemali,
shtatëdhjetë vjet,
kur i heq sot emrin,
përsëri e vret!
Qemal Stafa s’është,
një i rastësishëm,
po është Heroi,
më i rëndësishëm!
Kur thashë “tradhti”,
s’e thashë me të hedhur,
tradhti ndaj luftës,
dhe gjakut të derdhur!
Diku kishte shkruar,
një oportunist,
dhe thosh se Qemali,
s’ka qenë futbollist!
Po çfarë nuk prodhojnë,
sot mendjet idiote,
pyes: “Nënë Tereza,
ka qenë gjë pilote?!”
Emri i Heroit,
ka qenë jetë e mot,
duhet një arsye,
që të hiqet sot!
Apo do më thonë,
erdhi kohë e re,
dhe tani Heronjtë,
janë demode!
Përgjigje të tjera,
mund të ketë në listë,
po Qemali hiqet,
se është Komunist!
Një njëzet vjeçar,
gjithë dritë e nur,
është në ballë të Kombit,
s’del nga moda kurrë.
Po të qe Cekia,
i them këtij mikut,
a do hiqej emri,
i Julius Fuçikut?!
Edhe ky stadium,
një fund do të ketë,
po emri i Qemalit,
do të jetë përjetë!
Marre nga Dita – Arben Duka
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu