Lidhu me ne

Kioske

Të rrish ose të ikësh…Kjo është pyetja!

Koment nga Mond Bruça

40 për qind e emigrantëve që futen në Angli me gomone janë nga Shqipëria -  Gazeta Si

Të rrish ose të ikësh…Kjo është pyetja!

Vitet e fundit në vendin tonë po ndodhin ngjarje shqetësuese, ngjarje që të bëjnë të mendosh se Shqipëria po shkon drejt një çoroditjeje të madhe.

Shqipëria sot është si një anije që është shmangur tashmë nga drejtimi i duhur, është pa kapiten, pa pikësynim, pa pamje të qartë, pa busull, në një det me dallgë dhe se është urgjente të bëhet një përpjekje për ta shpëtuar nga përmbytja pa u bërë tepër vonë.

Nuk mjafton revolta në media sociale apo individuale për të kapërcyer pengesat që ne sot kemi si vend.

Raporti i gazetës prestigjioze angleze mbi emigracionin i ditëve më parë tregon më së miri situatën kaotike që ndodhemi sot.

Shumë familjarë e të rinj shqiptarë rrezikojnë cdo ditë jetën e tyre nëpër gomone për të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, me shpresën për të siguruar një jetë më të mirë për veten dhe familjen e tyre, kuptohet nëse arrijnë të gjallë në kufirin anglez.

Mes tyre ka dhe shumë emigrantë të tjerë nga Afganistani, Siria, Palestina etj sipas raportit të gazetës angleze.

Kryesisht bëhet fjalë për vende që janë në luftë, po shqiptarët?

Cila është lufta në vendin tonë e cila i detyron njerëzit të sakrifikojnë jetën e tyre nëpër gomone sesa të rrinë në vendin e tyre?

Lufta për mbijetesë nuk paska ndryshim nga lufta civile ose me shtete të tjera, për sa kohë që ajo të detyron të lësh vendin tënd.

Ka pasur vështirësi ekonomike dhe më parë, por rritjet skandaloze të cmimeve të javëve të fundit i ka vënë kapakun, duke e rënduar akoma më shumë situatën dhe ka krijuar një hendek të madh midis klasave ekonomike në shoqëri.

Por zgjidhja nuk është të ikësh.

Jemi të pakënaqur me shërbimet në të gjitha fushat: shëndetësore, arsimore, juridike, infrastrukturore etj.

Jemi të pakënaqur me jetën në cdo aspekt në vendin ku jetojmë, me udhëheqësit tanë e me korrupsionin kolosal që po vjedh djersën e njerëzve të ndershëm.

Jetojmë në një vend ku nuk e dimë cfarë fatkeqësie mund të na ndodhë pak minuta më vonë.

Na ka kapur tmerri të hapim televizorin se vec lajme aksidentesh, vetëvrasjesh, therjesh po dëgjojmë cdo ditë.

Me pak fjalë, jemi të pakënaqur nga cdo sferë e jetës në këtë vend që e quajmë atdhe, por nuk është zgjidhje të ikim.

Ne nuk e mendojmë ndoshta këtë gjë, por ikja është një lloj krimi që bëjmë ndaj vendit tonë.

Çdokush duhet të përpiqet sadopak për të qëndruar e të punoje, nëse duiam ta shikojmë vendlindjen tonë ashtu sic e shihnim me syrin e fëmijërisë e t’ua bëjmë të dashur edhe brezave të ardhshëm.

Kultivimi i ndjenjave së patriotizmit tek rinia, ndihmon në krjimin e identitetit të një populli dhe sa më shumë të largohemi nga ky vend, aq më shumë do humbasin vlerat që na karakterizojnë si komb.

E kjo do të ishte një mosmirënjohje ndaj të parëve tanë të cilët dhe në kohë lufte nuk e braktisën këtë vend, por qëndruan duke derdhur gjak e duke dhënë jetën që ne brezat sot të gëzojmë liri të plotë.

Ndaj neve sot si pasardhës të denjë të tyre, na takon të qëndrojmë si trimat e të luftojmë për të ardhmen duke derdhur forcën, djersën, mundin, dijen, për këtë vend të dashur.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook