Kryesore
“Shteti, makineri e tmerrshme vjedhjesh”, Berisha: Tenderat sekretë janë rritur me 18 herë
“Shteti, makineri e tmerrshme vjedhjesh”, Berisha: Tenderat sekretë janë rritur me 18 herë
Gjatë takimit në Dibër, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se shteti shqiptar është shndërruar në një makineri të tmerrshme të vjedhjes së qytetarëve. Nga Dibra, kreu i PD-së teksa iu referua inceneratorëve deklaroi se Rama di çfarë firmos, por ai vjedh. Berisha gjithashtu ngriti shqetësimin e tenderëve sekret, që sipas tij janë rritur 18 herë. Ish-kryeministri u shpreh se kjo qeveri tenderët sekret po i bën ligj.
“Shteti është shndërruar në një makineri të tmerrshme të vjedhjes së qytetarëve.
A mundet që një kryeministër të firmosë 420 mln euro për djegësat dhe mos ketë sot asnjë djegës në punë dhe si përgjigjet: Po, ashtu firmos unë fët e fët. Po ato janë qindra miliarda të këtyre njerëzve. Ti di cfarë firmos, por ti vjedh.
Prandaj ikin shqiptarët. Tenderat sekret janë rritur me 18 herë. Këto bëhen shumë rrallë. Këta e kanë bërë ligj tenderin sekret. Vjedhin në mënyrë të tmerrshme me pasurinë publike. Merr 1 mln metër katror në portin e Durrësit dhe thotë do ndërtoj Dubain me paratë e drogës. Të njëjtën gjë bën edhe me Butrintin. Vendi është në rrezik, ne këtë nuk e shpikim” – tha Berisha.
Ish-kryeministri iu referua edhe marrëdhënieve të Ramës me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të cilin tha se ai i paraqet shqiptarët si terroristë.
“Vuçiç na paraqet ne si terroriste. Shqiptarët po terrorizojnë serbet. Serbët po torturohen thotë ai. Ose NATO t’i ndalë ose do t’i ndalim vet.
Unë ju them se nuk ka minoritet më të mbrojtur sesa minoritet serb në Kosovë. Të gjitha organizmat ndërkombëtare e mbikëqyrin.
Unë që po ju flas si kryeministër jam marrë me përkushtimin e tyre me fondet e qeverisë shqiptarë kemi investuar për ta.
Kush po e kërcënon minoritetin serb, Vuçiç dhe urrejtja e tij ndaj shqiptarëve. Vuçiç është vllai i Edi Ramës. Edi Rama u bë avokati i tij në samitin e NATO-s.
Jo i tha shteteve të NATOs mos i kërkoni pse nuk po zbaton sanksionet e Rusisë” – u shpreh Berisha.