Lidhu me ne

Mix

Fakte të rëndësishme: Çfarë duhet të dini për nikotinën?


Nikotina është një nga përbërësit që gjendet tek bima e duhanit. Edhe pse një element natyral, nuk do të thotë që ajo është krejtësisht e sigurt. Nikotina krijon varësi dhe ky është një fakt i pranuar me kohë. Por nikotina nuk është shkaktarja kryesore e sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen.

Nëse nikotina nuk është përgjegjëse për sëmundjet e lidhura me duhanpirjen, atëherë cfarë i shkakton pasojat në shëndet?

Epo, kur një cigare digjet, ajo prodhon më shumë se 6 mijë kimikate, 100 prej të cilave janë klasifikuar nga institucionet e shëndetit publik si potencialisht shkaktare të problemeve në shëndet. Këshilla më e mirë që mjekët japin për pacientët e tyre është lënia e cigares, edhe pse në shumë raste ky sugjerim nuk arrihet të përmbushet.

Pikërisht për këtë grup të rriturish që zgjedhin të vazhdojnë të përdorin duhanin, futen në lojë produkte alternative të cilat nuk emetojnë tym. Produktet e tilla si cigaret elektronike, pajisjet me ngrohje apo duhani i përtypshëm, janë të prodhuara në përputhje me të gjitha normat e sigurisë dhe cilësisë, por edhe përmes teknologjisë dhe shkencës më të avancuar për të mundësuar kështu alternativa më të mira se cigarja.

E gjithë kjo kategori e re inovative, eliminon procesin e djegies, duke reduktuar kështu nivelet e kimikateve të dëmshme që çlirohen në ajër. Cigaret elektronike funksionojnë duke avulluar një lëng që përmban nikotinë, pajisjet me ngrohje nga ana tjetër ngrohin fijet e duhanit duke shmangur kështu djegien. Kalimi tek këto produkte të mbështetura edhe nga shkenca është zgjedhje më e mirë krahasuar me tymsojen e cigares.

Duhet të qartësohet se këto produkte nuk këshillohen nëse personat nuk përdorin duhanin. Pra informimi rreth tyre është në funksion të 1.3 miliardë duhanpirësve të cilët janë një shqetësim i vazhdueshëm për shëndetin publik. Nëse ofrohet informim rreth të gjitha mundësive që ata kanë përveç cigareve, mund të bëhen zgjedhje të sigurta e që reduktojnë dëmin.

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook