Radar
A duhet të shqetësohemi për numrin 21 mijë të maturantëve që kanë aplikuar për shkollë të lartë?
Nga Fatmir Vejsiu
A duhet të shqetësohemi për numrin 21 mijë të maturantëve që kanë aplikuar për të ndjekur studimet e larta në universitetet shqiptare?!
Që janë 30 mijë maturantë dhe jo mbi 40 mijë që kanë qenë më parë, ky është problem me të cilën duhet të meren demografët (jo politikanët): largime jashte vendit, ulja e numrit të lindjeve, …
Po mundohem të bëj disa sqarime për fakti pse janë 21 mijë dhe jo më shumë (arithmetikë e thjeshtë)
Provimeve të Maturës 2022 iu nënshtruan më pak se sa 30 mijë maturantë (përfshi 6000 të shkollave profesionale), nga të cilët rreth 6 mijë kanë rezultuar mbetës në të paktën një provim, pra nuk kanë patur të drejtë të plotësojnë formularin A2.
Ndër 24 mijë që e kishin këtë të drejtë, një pjesë (nuk e di saktësisht numrin) nuk plotësonin kriteret e vendosura me VKM (nota mesatare më e vogël se sa 7.5 apo 6.5 në disa drejtime studimi).
E parë kështu, nuk ka përse të shqetësohemi për shifrën e atyre që do mund të vazhdojnë universitetet në vend, sepse shkollën e lartë e vazhdojnë vetëm ato që kanë përfunduar suksesshëm Maturën dhe plotësojnë kriteret.
Për ato që shqetësohen, do jap disa argumente, të cilat detyrimisht do të bëjnë të ndihen pak më keq.
Nga përvoja, ka një tendencë që edhe ato që do të vazhdojnë shkollën jashtë vendit, aplikojnë për siguri me anë të formularit A2 (ka një shifër që rreth 11 mijë maturantë kanë shprehur dëshirën për të vazhduar studimet jashtë vendit), të cilët do t’i krijojnë mundësi vjeshtukëve të aplikojnë për vendet vakante.
Nuk më pëlqen fakti që zëvendësimi do bëhet “kokë më kokë”.
Më shqetëson fakti që më të mirët që do shkojnë të studiojnë jashtë vendit (rreth 5 mijë me mesatare mbi 9) do zëvendësohen me më pak të mirë (me vjeshtukët që kanë kaluar kufirin e mesatares 7.5 ose 6.5)
Numri 21 mijë në shtator do të ketë “peshë specifike” më të vogël se sa 21 mijëshi i sotëm.
Mos harrojmë se në këtë kontigjent janë përfshirë edhe një numër jo i vogël i maturantëve të shkollave profesionale, të cilët i preferon tregu i punës më shumë se sa auditoret e universiteteve të vendit.
Përfundimisht duhet të shqetësohemi më shumë për cilësinë e maturantëve që do vazhdojnë shkollat e larta se sa për numrin e vogël i tyre.
Po të kisha akses në të dhënat pas plotësimit të formularit A2, do isha marrë me numrin dhe cilësinë e maturantëve që kanë dëshirë të bëhen mësues, kryesisht në lëndët e shkencave të natyrës.
Po t’i kishim këto të dhëna, me siguri që do ishim shqetësuar aq shumë sa shifra 21000 (njëzet e një mijë) do na ishte dukur lule.